Urdhër për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 21/03/2020

Urdhër për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë

🔴 Në bazë të urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë, pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre vetëm në fashën orare 05:00-13:00, duke filluar nga dita e hënë, datë 23.3.2020.

🔴 Përsëris thirrjen për qytetarët dhe operatorët e biznesit ushqimor të zbatojnë këto masa të domosdoshme për të shmangur përhapjen e Covid-19.

🔴 Jemi në një gjendje luftë me një armik të padukshëm, por shumë të rrezikshëm e të pamëshirshëm, të cilin do duhet ta mposhtim së bashku duke qëndruar veçmas, secili në banesën e vet.

🔴 Na kërkohet vetëm të qëndrojnë në shtëpi, të kufizojmë kontaktet dhe lëvizjet, si dhe të ndjekim këshillat e mjekëve. Është një sakrificë e madhe që kërkon durim të hekurt, por nuk kemi rrugë tjetër.🙏

 

Urdhër nr.193 për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë

 

Ndarja e aktiviteteve 20.03.2020