Tana Shtylla Kika Zëvendës Ministër

Prof. Asoc. Dr. Tana Shtylla Kika është akademike dhe eksperte me 23 vite eksperiencë profesionale në veterinari, siguri ushqimore dhe shëndet publik veterinar.

E lindur në Tiranë, 25 Maj 1980, është diplomuar me Medalje të Artë në Mjekësi Veterinare në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 2003 dhe pjesë e Alumni Ekselencës Shqiptare për studimet e Doktoraturës jashtë vendit, në vitet 2008 – 2009, ajo ka një kontribut të spikatur në shkencat e veterinare.

Për disa vite ka mbajtur pozicionin e Këshilltares së Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për çështjet e veterinarisë dhe sigurisë ushqimore në kuadër të politikave dhe përafrimit ligjor të Kapitullit 12-të të Bashkimit Europian, si dhe ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm AKVMB me kontribut në ngritjen dhe reformimin e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, duke udhëhequr proceset e zbatimit të legjislacionit dhe standardeve të BE-së.

Prof. Kika ka një përvojë të gjatë në bashkëpunimin me partnerë dhe institucione kombëtare e ndërkombëtare përmes trajnimeve, bursa e mësimdhënie në Itali, Francë dhe Izrael; ka drejtuar dhe ka qenë anëtare e konsulente e projekteve të financuara nga Qeveria Shqiptare, Qeveria Italiane, Bashkimi Europian, FAO, USAID dhe universitete europiane. Ajo numëron autorësi dhe bashkëautorësi në mbi 60 publikime në revista kombëtare e ndërkombëtare dhe në 30 referimime shkencore në shtete të ndryshme të Europës për fushën e veterinarisë dhe shëndetit publik veterinar.

Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, franceze dhe italiane.

Tana.Kika@bujqesia.gov.al