Takimi Ministres Krifca me Këshillin e Agrobiznesit Shqipëtar
Gjetja e mekanizmave të duhur, strategjive me politika të qarta dhe partnerëve për një bashkërendim të proçeseve konstruktive në realizimin e detyrave të bujqësisë janë disa nga objektivat kryesore që ministrja Krifca ka vënë në agjendën e saj. Në këtë atmosferë, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka zhvilluar një takim me anëtarët e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH), të cilin e ka cilësuar si një partner të çmuar në rrugën e përballimit të sfidave drejt arritjeve të qëllimit përfundimtar, atë ngritjes në një nivel tjetër të bujqësisë shqiptare.
“Dëshiroj ta intensifikoj këtë partneritet, – tha ministrja, – ndaj dhe mirëprita në një dialog anëtarët dhe drejtuesit e qarqeve të Këshillit të përbërë nga fermerë, prodhues e agropërpunues për të rrahur mendim, dëgjuar e nënvizuar sfidat që kemi përpara me programin e bujqësisë për çdo sektor dhe për të vetëdijësuar për rëndësinë e veçantë që kanë të gjithë aktorët në organizimin e punëve në bujqësi si një trupë.” u shpreh ajo.
Gjatë fjalës së saj ministrja vuri theksin në rëndësinë e madhe që ka bashkëpunimi, transparenca dhe mirëkuptimi ndërmjet palëve në këto proçese.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2019 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë