Në dt. 5 Shtator 2014 në MBZHRAU u zhvillua nje takim i zgjeruar me kompanitë që tregëtojne Produkte Mjeksore Veterinare (PMV). Qëllimi i takimt ishte prezantimi i rregullores “Për Produktet Mjeksore Veterinare” sipas standarteve te BE-së. Kjo rregullore e munguar dhe e kërkuar nga biznesi, vjen pas nje periudhe kohe te gjatë. Shërbimi Veterinar pranë ministrisë në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e tjera dhe me biznesin punoi intesivisht për hartimin e saj.
Kjo rregullore ka për qëllim të përcaktojë rregullat për prodhimin , tregtimin, përshkrimin, përdorimin, kontrollin e cilësisë, kontrollet e veprimtarive që lidhen me PMV-të e vendosura në treg në Republikën e Shqipërisë.
Zbatimi i rregullores do japi një impakt pozitiv në menaxhim, vlerësim, kontroll dhe vendim marrje.
Kjo rregullore është një garanci për mbrojtjen e shëndetit publik nga përdorimi i PMV-ve në kafshët ushqim prodhuese dhe mbetjeve të dëmshme të këtyre PMV-ve në produktet ushqimore me origjinë shtazore.
Autoritetit Kompentent dhe Laboratorit Shtetëror të Kontrollit Veterinar (LSHKV) kjo rregullore i mundëson vendimarrje të shpejtë të cilat zgjidhin situata të emergjencës apo të prespektivës dhe bëjnë të mundur që biznesi të zhvillohet më tej.
Regullorja Nr. 370, datë 29/07/2014 “Për Produktet MjeksoreVeterinare” (përafrim i direktivës 2001/82/CE të Këshillit dhe Parlamentit Europian të Datës 6 nëntor 2001 “Mbi Kodin Komunitar lidhur me Produktet Medicinale Veterinare”.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë