Font Resize
 Siguroni ushqimin tuaj, që nga toka deri në pjatë! - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 07/04/2015

Siguroni ushqimin tuaj, që nga toka deri në pjatë!

Komunikate per shtyp

DITA BOTËRORE E SHËNDETIT, 7 PRILL 2015

SIGURONI USHQIMIN TUAJ, QË NGA TOKA DERI NË PJATË!

DITA BOTËRORE E SHËNDETIT SHËNON DITËN E THEMELIMIT TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË SHËNDETËSISË MË 7 PRILL 1948 DHE ÇDO VIT TRAJTON ÇËSHTJE TË NDRYSHME ME RËNDËSI GLOBALE PËR SHËNDETIN PUBLIK.

Tematika e Ditës Botërore të Shëndetit për vitin 2015 i dedikohej Sigurisë Ushqimore.

Ne këtë kuadër, Organizata Botërore e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministrinë e Shëndetësisë organizon nje sërë aktivitetesh.

Ndër to për tu theksuar është Takimin Ndërsektorial me temë “Siguroni ushqimin tuaj, që nga toka deri në pjatë”, me datë 7 Prill, Hotel Tirana International,. Ky takim krijoi një mundësi për njohjen e rolit të rëndësishëm që kanë të gjitha hallkat e prodhimit ushqimor në sigurinë ushqimore dhe trajtoi gjithashtu, çështjen e forcimin të bashkëpunimit dhe bashkërendimit midis fushave të ndryshme, për të parandaluar, diagnostikuar dhe për t’iu përgjigjur sëmundjeve me origjinë ushqimore.

Në këtë takim Ministri Panariti mbajti një fjalë përshëndetëse, me fokus në

•           Mbajtjen e sistemeve dhe infrastruktura të përshtatshme të sigurisë

ushqimore, duke përfshirë kapacitete laboratorike dhe sisteme raportimi e mbikqyrjeje;

•           Reagoim  dhe kontroll ndaj rreziqeve kundër sigurimit ushqimor përgjatë të gjithë

zinxhirit ushqimor, duke përfshirë edhe periudhat e emergjencave;

•           Nxitje dhe  bashkëpunim shumë-sektorial midis sektorëve të shëndetit publik, shëndetit të kafshëve, bujqësisë dhe sektorëve të tjerë për komunikim, shkëmbim informacioni dhe veprime të përbashkëta më të mira;

•           Integrimi i sigurisë ushqimore në politika dhe programme më të gjera për ushqimin

•           Për të siguruar që ushqimi i prodhuar brenda vendit të jetë sa më i sigurtë në tregun ndërkombëtar.