Font Resize
 Shqipëria firmos protokollet e Karantinës me Kinën, i hapet rruga eksportit të produkteve të bulmetit e mjaltit - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 17/02/2021

Shqipëria firmos protokollet e Karantinës me Kinën, i hapet rruga eksportit të produkteve të bulmetit e mjaltit

Shqipëria firmos protokollet e Karantinës me Kinën, i hapet rruga eksportit të produkteve të bulmetit e mjaltit

Megjithë kushtet e diktuara prej pandemisë, Shqipëria nuk do të kufizohet për të eksportuar produktet që kërkon tregu i huaj. Pas negociatave të zhvilluara që prej vitit 2018 mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Administratës së Përgjithshme të Doganave të Republikës Popullore të Kinës, lejohet tashmë tregtimi pa barriera në tregun kinez të dy prej produkteve shqiptare, bulmeti dhe mjalti. Në datën 9 shkurt u zhvillua në Kinë Samiti i Nismës 17+1, ndërmjet Liderëve të Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës, ku në emër të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Bujqësisë, ambasadori ynë në Kinë, z. Selim Belortaja firmosi dy protokolle të Karantinës.
Në sajë të këmbënguljes së MBZHR bizneset agrare shqiptare kanë mundësi të eksportojnë produktet e mjaltit dhe bulmetit drejt ekonomisë së dytë më të madhe në botë. Heqja e barrierave në doganë për eksportimin e produkteve shqiptare do të stimulojë më tej prodhimin vendas. Gjithashtu, hapja e tregjeve të reja për eksport do ti bëjë bizneset agrare shqiptare më konkurruese në tregjet ndërkombëtare për shkak të kushteve dhe çmimeve të favorshme tregtimi.​