Rritje e madhe e eksporteve te bujqesore shqiptare ne tregjet rajonale dhe Europiane - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 23/07/2015

Rritje e madhe e eksporteve te bujqesore shqiptare ne tregjet rajonale dhe Europiane

Sipas disa te dhenave paraprake te marra nga Ministria e Bujqesise, Administrimit te Ujerave dhe Zhvillimit Rural, ne gjashte mujorin e pare te vitit 2015, eksportet bujqesore ne teresi dhe ne vecanti ato te frutave dhe perimeve jane rritur ndjeshem dhe ne disa qarqe madje jane dyfishuar.

Keshtu pershembull ne qarkun e Beratit, sipas te dhenave zyrtare vellimi total i eksporteve bujqesore ne fund te ketij gjashtemujori ishte 21703 ton produkt, krahasuar me10455 ton te para nje viti, duke shenuar nje dyfishim te eksporteve.

Ne Lushnje deri ne fund te gjashtemujorit te pare te 2015, neper dogana kane kaluar per eksport 36023 ton prodhime bujqesore, ne krahasim me 18909 ton te nje viti me pare.

Pavaresisht permbytjeve te medha te ketij viti, ne qarqet Fier, Vlore, Berat  qe tani prodhimi si gjashtemujor i grurit eshte me i madh se prodhimi vjetor i nje viti me pare. Keshtu ne qarkun e Elbasanit prodhimi i grurit kete 6 mujor eshte 40134 ton ne krahasim me prodhimin e vjetshem vjetor prej 36400 ton.

Rritje ka edhe ne prodhimin e vezeve dhe te qumeshtit.  Per here te pare eksportohen veze te fresketa ne BE, pas certifikimit ISO te disa prodhuesve tane. Deri tani jane eskportuar ne Gjermani 10 milion kokrra veze dhe deri ne fund te viti parashihet qe eksporti te rritet deri ne 60 milion kokrra.