Programi IPARD/ Ministri Peleshi nis turin e takimeve informuese
Ministri i Buqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Niko Peleshi, ka nisur ciklin e takimeve informuese mbi IPARD me organizatat dhe shoqatat e interesuara. Brenda gjysmës së parë të muajit maj fillon shpallja e “Thirrjes e parë” për masën I dhe III. Masa I parashikon mbështetje për investimet në aktivitete prodhuese bujqësore në katër sektorë prioritarë: qumështi, mishi, frutat dhe perimet duke synuar rritjen e furnizimit me produkte bujqësore të sigurta. Masa III parashikon investime në asete fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit. Takimet do të shërbejnë si një urë komunikimi midis institucioneve qendrore, shoqatave dhe anëtarëve të tyre, të cilët do të jenë përfituesit konkretë të kësaj skeme. “Përthithja e fondeve nga programi IPARD, sfida e radhës e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, tha ministri Peleshi.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë