Font Resize
 Raportimi tek GIZ-SARED / AAM Aktivitetet e Grupeve të Zinxhirit të Vlerës datë 12-13 Dhjetor 2016 - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 19/12/2016

Raportimi tek GIZ-SARED / AAM Aktivitetet e Grupeve të Zinxhirit të Vlerës datë 12-13 Dhjetor 2016

Reporting_on_GIZ-SARED_Vrith_Tamare_12-13_Dhjetor_2016__shqip

Raportimi tek GIZ-SARED / AAM Aktivitetet e Grupeve të Zinxhirit të Vlerës datë 12-13 Dhjetor 2016:

Rritja e të ardhurave për prodhuesit dhe grumbulluesit e Bimëve Aromatike dhe Medicinale (BAM) në Shkodër (2 grupe, në Tamarë dhe Shkrel)

OJF Zbatuese: Shoqata Shqiptare e Marketingut (ShShM)

12 Dhjetor 2016 – Zhvillimi i sesionit të trajnimit të grupit të grave në zonën e Vrithit lidhur me: “Promovimi i bisneseve lokale dhe pjesëmarrja në panaire”.

Ekpert: Altina Peshkatari, Ekstensionist pranë Drejtorisë së Bujqësisë Shkodër: z. Xheladin Zekaj, datë 12 Dhjetor 2016, fshati Vrith, Njësia Adminisrative Shkrel, Shkodër.

Në trajnim me temë “Promovimi i bisneseve locale dhe pjesëmarrja në panaire”morrën pjesë 14 gra anëtare të grupit të zinxhit të vlerës në zonën e Vrithit. Qëllimi i këtij trajnimi ishte rritja e njohurive dhe e kapaciteteve të grupit të zinxhit të vlerës lidhur me mënyrat e promovimit të produkteve lokale, rëndësinë e pjesemarrjes në panaire, organizimi, si dhe, rëndësinë e përdorimit të teknikave dhe materialeve promovuese gjatë një panairi. Gjatë diskutimeve aktive dolën në pah vështirësitë e grupit të grave, për të cilat kërkuan dhe suportin tonë, për të qenë pjesë e një panairi të tilla si: mungesa e zhvillimit të produktit sipas kërkesave dhe nevojave të tregut (paketim, etiketim), zhvillimi i materialeve promovuese (baner, broshura, etj), mungesë të fondeve për transport e logjistikë, etj. Gjithashtu gjatë kësaj teme trajnimi grupi i grave identifikoi vlerat e shtuara për produktetet, si: diversifikim të portofolit të produkteve, rritje të ofertës për produkte lokale cilësore, rritje të çmimit të produktit final, promovim i zonës dhe grupit të grave, etj.

13 Dhjetor 2016 – Zhvillimi i sesionit të trajnimit të grupit të grave në zonën e Tamarës lidhur me: “Promovimi i bisneseve lokale dhe pjesëmarrja në panaire”.

Expert: Altina Peshkatari, datë 13 Dhjetor 2016, fshati Tamarë, Njësia Administrative Kelmend, Shkodër

16 gra të grupit të zinxhirit të vlerës në zonën e Tamarës morën pjesë në sesionin e trajnimit me temë “Promovimi i bisneseve lokale dhe pjesëmarrja në panaire”. Kjo temë u vlerësua nga grupi i grave si mjaft e rëndësishme në rritjen e njohurive dhe kapaciteteve të tyre për promovimin e produkteve të tyre lokale. Njohuritë e marra gjatë trajnimit për mënyrën e organizimit dhe promovimit të produkteve të tyre në panaire nxitën dhe një debat aktiv lidhur me nevojat e grave të tilla si: konceptim dhe zhvillim të marerialeve promovuese (broshura, banera, etj) etiketim dhe paketim të produkteve të tyre lokale, suport për mjete logjistike të nevojshme për të marrë pjesë në panair, etj. Të gjitha këto diskutime dhe njohuri të marra gjatë trajnimit çuan në identifikimin e vlerave e shtuara për produktet e grupit të grave siç ishin: rritja e ofertës për produkte tipike, zhvillimi i produkteve të reja sipas kërkesës së tregut, rritje të çmimit për produktin final si dhe promovim te zonës dhe vetë grupit të grave.