Font Resize

Pyet Shtetin – www.pyetshtetin.al

Portali “Pyet Shtetin” është një platform online, e cila ka për qëllim të ndihmojë qytetarët dhe grupet e ndryshme të interesit për të patur një akses më të madh dhe për të gjetur më me lehtësi informacionin me karakter publik.

Portali synon gjithashtu të lehtësojë procedurat e dërgimit të kërkesave për informim ndaj çdo autoriteti publik përgjegjës si dhe të ankesave në rast refuzimit të informacionit të kërkuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Përmes shfrytëzimit të këtij protali, çdo qytetar apo/dhe çdo grup interesi mund të dërgojë në mënyrë të thjeshtë elektronike kërkesat për informim apo ankesat në rast refuzimi.