MBZHRAU: Dëme në disa rrethe nga ngricat, në sera dhe kultura të ndryshme
MBZHRAU: Në të gjithë vendin nuk ka probleme me furnizimin e bagëtisë me bazë ushqimore, pwrveç disa blegtorwve nw fshatrat e thella tw Qarkut Elbasan
Ministria e Bujqësisë: Ekstensionistët dhe specialistët e Drejtorive të Bujqësisë janë në terren, gjithashtu dhe Shërbimi Veterinar
MBZHRAU: Për çdo problem apo mungesë bazë ushqimore, fermerët të kontaktojnë me Drejtoritë e Bujqësisë në rrethin e tyre
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, njofton se pas dëborës së ditëve të fundit dhe temperaturave të ulëta, dëmet në sektorin e bujqësisë kanë qenë të pranishme në disa zona. Ndërkohë, që nga raportimet e ditës së sotme, deri në orën 14.00 nga Drejtoritë e Bujqësisë në rrethe dhe Shërbimi Veterinar, nuk ka asnjë zonë, në të gjitjë vendin, që ketë probleme me furnizimin me bazë ushqimore për bagëtinë, përveç një rasti në Gramsh, ku një fermer i zonës kërkon ndihmë për furnizimin me koncentrat për ushqimin e gabëtive.
.Raportimet e mbërritura nga Drejtoritë e Bujqësive për situatën në qarqe, janë si më poshtë:
Gjirokastër
Deri tani, nuk ka dëmtime nga temperaturat e ulëta.
Tiranë
Sipas informacioneve të specialistëve të terrenit, në Qarkun e Tiranës nuk ka problematika të shkaktuara nga moti i ftohtë i diteve te fundit.
Durrës
Bashkia Durrës
Dëmtime të vogla në agrume
Bashkia Shijak
Dëmtime të vogla në Agrume
Bashkia Krujë
Dëme ka kryesisht nëpër sera, përkatësisht në Njësitë Administrative si më poshtë:
– Thumanë, serë 300 m2 sallatë, 300 m2, spinaq.
– F/Krujë, në serat e Agro–Investit, 3 dynymë lakër dhe brokoli, 2 dynymë sallatë.
– Nikël, serë 300 m2 sallatë.
– Bubq, në sera, 1500 fidanë domate, 2.7 dynymë sallatë, 2.5 dynymë spinaq.
Berat
Njesia Administrative Kutalli, Bashkia Ure Vajgurore – 38 ha domate
Njesia Adminstrative Poshnje, Bashkia Ure Vajgurore – 18 ha domate, 6 ha speca, 1.6 ha trangull
Njesia Administrative Otllak, Bashkia Berat – 2 ha domate
Njesia Administrative Kozare, Bashkia Kuçovë – 10 ha domate
Njesia Administrative Perondi, Bashkia Kuçovë – 4 ha domate
Serra ne prodhim:
Njesia Administrative Kutalli, Bashkia Ure Vajgurore – 2 ha domate
Njesia Administrative Kozare, Bashkia Kucove – 1 ha domate
Elbasan
Në sektorin e Bujqësisë dhe të Blegtorisë nuk ka probleme. Ndërsa në lidhje me bazën ushqimore për bagëtinë, disa fermerw nga fshatrat e thella tw Qakut Elbasan, si Stravaj, Polis, Gjergjan, Xibrakw-Mal, Remadh dhe Stroskw, kanw kwrkuar ndihmw pranw Drejtorisw sw Bujqwsisw pwr t’i furnizuar me ushqim pwr bagwtinw, pasi s’kishin rezerva.
Fier
Ju informojmë se, nga raportimet e ekstensionisteve te terrenit ne zona per situaten e krijuar nga ulja e ndjeshme e temperaturave te diteve te fundit dhe ne vazhdim jane evidentuar probleme veçanerisht ne kulturat perimore dhe luleshtrydhe te mbjella ne ambjente te mbrojtura (ne sera), agrume,etj si me poshte:
Ne Njesine Administrative Frakull, ne 52 ha te mbjella me luleshtrydhe ka demtime te konsiderueshme prodhimi (te frutave te pa vjela, squllosje te frutit, demtim dhe abortim te lulerise). Ne gjithe siperfaqen e mbjelle ne sera me kete kulture, deri tani nuk ka demtim te bimeve por vetem te prodhimit te gatshem. Po keshtu ne kemi demtime te prodhimit te pa vjele te domates ne sera ne 3 ha ose rreth 1000 kv.
Ne Njesine Administrative Cakran, ne 3 ha te mbjella me luleshtrydhe, ka demtime te konsiderueshme prodhimit te pavjele dhe te lulerive. Kemi demtim te prodhimit te pa vjele te domates ne sera ne 0.2 ha ose 200 kv.
Ne Njesine Administrative Zharrez ka demtime te fidaneve te domates te mbjelle ne sera ne ditet e fundit te muajit dhjetor 2016 ne 10 fermere, te fshatrave Zharrez dhe Fshat i Ri ne siperfaqen prej rreth 3 ha. Raportohet edhe per prekje dhe tronditje te rreth 2000 rrenje agrume, per demtimin e te cilat do te gjykohet me vone.
Ne Njesine Administrative Strum, ka demtime te fidaneve te domates te mbjelle ne sera ne 20 fermere te fshatrave Suku 1, Suku 2 dhe Arapaj, ne siperfaqen prej rreth 4.5 ha dhe demtim te prodhimit te pavjele ne 2 ha domate ose rreth 400 kv.
Ne Njesine Administrative Portez ka demtime te prodhimit te domates te pavjele ne sera ne 2 ha ose rreth 1000 kv.
Ne Njesine Administrative Libofshe ka demtime te prodhimit te domates te pavjele ne sera ne 1.22 ha ose rreth 650 kv ne 5 fermere, si dhe demtim te fidanit te domates se porsa mbjelle ne 0.1 ha. Demet jane ne fshatrat Daullas, RrethLibofshe,Vanaj, Metaj dhe Libofshe. Raportohet edhe per prekje dhe tronditje te 1.3 ha ose rreth 700 rrenjeve agrume, per demtimin e te cilat do te gjykohet me vone.
Ne Njesine Administrative Dermenas ne fshatin Muçaj ka demtime te prodhimit te luleshtrydhes te pavjele ne sera ne 0.8 ha, nga te cilat ne 0.33 ha ka prodhim te prodhimit te gatshem , ndersa ne pjesen tjeter te siperfaqes mbjellja eshte me e vone.
Ne Bashkine Roskovec eshte demtuar te 1 fermer prodhimi ne 0.44 ha me luleshtrydhe ne Roskovec dhe 0.2 ha me luleshtrydhe ne fshatin Luar ne 1 fermer.
Jane demtuar gjithashtu fidanet e domates te mbjelle ne 2 fermere ne Roskovec per siperfaqen 1.1 ha dhe ne fshatin Kuman demtuar prodhimi i pa vjele i domates ne 0.3 ha sera ose 200 kv.
Ne Njesine Administrative Qender ne fshatin Daullas jane demtuar 1.3 ha me sera ne 2 fermere , nga te cilat 0.3 ha me demtim te fidanit te porsa mbjelle dhe 1 ha me prodhim te pa vjele ose rreth 500 kv domate. Ne fshatin Drize te 1 fermere jane demtuar fidanet e porsa mbjelle ne 0.2 ha me domate. Ne fshatin Zhupan ka demtime te prodhimit te domates se pa mbjelle ne 10 fermere ne sipaerfaqen 1.5 ha dhe prodhim rreth 400 kv sepse prodhimi ka qene afer fundit te vjeljes.
Ne Njesine Administrative Levan jane demtuar ne fshatin Levan fidanet e domates se mbjelle ne 0.5 ha sera, ne fshatin Ferras 0.25 ha me domate nga te cilat 0.14 ha me fidane te mbjelle dhe 0.11 me prodhim rreth 100 kv. Ne fshatin PishePoro ne 2 fermere eshte demtuar prodhimi 0.45 ha me luleshtrydhe.
Ne Njesine Administrative Mbrostar ka demtime te fidaneve te domates te mbjelle ne sera ne 5 fermere ne siperfaqen prej rreth 1.5 ha dhe demtim te prodhimit te pa vjele ne 6 ha domate ose rreth 3000 kv . Raportohet edhe per prekje dhe tronditje te 9 ha ose rreth 5000 rrenjeve agrume (portokalle, limona dhe manderina), per demtimin e te cilat do te gjykohet me vone.
Ne Bashkine Patos eshte demtuar ne 1 fermer prodhimi ne 0.3 ha me luleshtrydhe.
Ne Bashkine Fier eshte demtuar ne 1 fermer prodhimi i domates se pa vjele ne 0.3 ha me domate ose me rreth 300 kv.
Ne Njesine Administrative Hekal (rrethi Mallakaster) eshte demtuar prodhimi i pa vjele i domates ne 0.5 ha ne sera ose 350 kv, ne 1 fermer.
Gjithsej nga evidentimi dhe raportimi i ekstensionisteve te zonave eshte demtuar:
1. Ne luleshtrydhe ne sera siperfaqja prej 56.72 ha, kryesisht te prodhimit te gatshem dhe te lulerise.
2. Prodhimi i pa vjele i domates ne serat e mbjella si kulture e dyte ne 18.13 ha ose rreth 8200 kv , ku kemi siperfaqe qe jane ne fillim te vjeljes dhe deri ne perfundim te saj.
3. Demtim te fidanit te mbjelle ne sera ne ditet e fundit te dhjetorit 2016 ne siperfaqen prej 11.34 ha me domate.
4. Ne agrume te evidentuara deri me tani kane pesuar tronditje ose tharje ne rreth 20-30 % te kurores se bimeve rreth 10 ha ose 7000 rrenje.
Vlorë
Po Ju bejme me dije se nga temperaturat e ulta te diteve te fundit ka demtime ne disa kultura ne Qarkun e Vlores.
Ne NJ.Ad Novosele jane demtuar 1.5 ha domate 0.2 ha luleshtrydhe 0.5 ha sallate 0.5 ha spinaq.
ne Nj.Ad Qender jane demtuar 1.3 ha domate, 0.3 ha sallatë
Nj.Ad.shushice demtuar 0.2 ha domate dhe 0.3 ha spinaq
Korçë
Lidhur me situaten per motin e keq ne zonen e Korces ju bejme me dije se edhe pse ka rene debore dhe temperaturat variojne nga -8 grade C deri ne -16 dhe 17grade C deri tani nuk ka deme per t’u raportuar.
Vlorë
Ngricat e vazhdueshme te diteve te fundit dhe debora e rene kane shkaktuar dëme si me poshtë: Kademtime te perimeve ne sera si:
1.6 ha domate eshte e demtuar, nga kjo 1.3 dynyme eshte shkulur fare. Ka te demtuar 0.4 ha lulelaker.
Demtime ka edhe ne luleshtrudhe, ne nje siperfaqe prej 0.2 ha, sallate 0.1 ha, spinaq 0.3 ha. Në një tjeter zone, ka 0.5 ha sallate te demtuar
Nefshatrat Oshtime, Panaja jane demtuar 12 dynyme domate dhe 2.7 dynyme sallatete
Ne Nj.Administrative Shushice, ka te demtuara 0.2 ha domate dhe 0.3 ha spinaq
Demtime jane kostatuare dhe ne rrethin e Sarandes, ne agrume, duke demtuar prodhimin e pavjelur, si dhe lastaret e rinje ne zonen e Konispolit, Xarres dhe ne Rrethin e Delvines.
Lushnjë
Dëmtime ka pasur edhe në rrethin e Lushnjës, konkretisht në fshatrat Gradisht, Allkaj, Bubillimë, Hyzgjokaj, Dushk dhe Lushnjë qytet, në një total prej 13 hektarë me domate, 1 ha me speca, 1.5 ha me tragull.
MBZHRAU njofton se, ekstensionistët e Drejtorive të Bujqësisë në të gjitha rrethet e vendit janë në terren e po ashtu edhe punonjësit tjerë të kësaj strukture dhe ata të Shërbimit veterinar. Të gjithë fermerët dhe blegtorët, të cilët iu shkaktohen dëme apo kanë probleme me mungesën e bazës ushqimore, janë të lutur të kontaktojnë më Drejtoritë e Bujqësisë në rrethin e tyre, me qëllim që strukturat tona t’ju vijnë në ndihmë.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë