Font Resize
 Ministri i Bujqësisë, në Workshop-in për Nxitjen e Grave Rurale në Sipërmarrje - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 22/02/2017

Ministri i Bujqësisë, në Workshop-in për Nxitjen e Grave Rurale në Sipërmarrje

Panariti: Çdo projekt të sjellë nga femrat për sipërmarrjen në bujqësi, do ta mbështesim me grandet e BE dhe të Ministrisë së Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë: Gruaja në zonat rurale përbën 70 % të krahut të punës, por vetëm 7 për qind të sipërmarrjes

Ministri Panariti: Gratë që sjellin projekte për në skemat e subvensionimit, do të favorizohen me 10 pikë plus krahasuar me burrat

Panariti: Nxitja e grave të zonave rurale në sipërmarrje, zbut ndjeshëm varfërinë

UNDP dhe UN Women, mbështetje për gratë që ndërmarrin iniciativa për sektorin e bujqësisë

Mbështetja dhe nxitja e grave rurale në sipërmarrje, ka qenë tema kryesore e diskutimeve të sotme në workshop-in e organizuar nga Organizata e Kumbeve të Bashkuara për Bujqësi dhe Ushqim (FAO), në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave.

Ministri Z.Edmond Panariti, i cili mori pjesë në këtë aktivitet, deklaroi se rritja e përfaqësimit të grave në sipërmarrje mbehet një sfidë për gjithë shoqërinë shqiptare dhe aq më tepër në sektorin e bujqësisë, apo për atë që po e quajme, gruaja sipërmarrëse fermere. Ndërkohë, që për Ministrin e Bujqësisë, roli i gruas fermere, angazhimi i saj dhe sipërmarrja në zonat rurale, do të ishte një komponent mjaft i rëndësishëm përsa i përket zbutjes së varfërisë. “Pavarësisht se Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshme në reduktimin e varfërisë, e cila ka për hir të së vërtetës pasur fizionomi rurale. Ndaj dhe politikat tona kanë qenë dhe do të jetë të orientuara drejt sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit të saj, me qëllim zbutjen e varfërisë veçanarisht në zonat rurale apo malore. Dhe, si një ndër shkaqet e këtij niveli varfërie, ne kemi evidentuar edhe pabarazinë gjinore”, theksoi Ministri Panariti. Duke shprehur kënaqësinë e tij për mjesëmarrjen në këtë ëorkshop që ka në vëmendje mbështetjen e grave fermere, ai tha se,  Ministria e Bujqësisë është përpjekur dhe po përpiqet, që të ndjekë dhe mbështë rritjen e barazisë gjinore dhe ta reduktojmë atë.

“Duhet rritur numri i grave sipërmarrëse në bujqësi dhe kjo sigurisht ndikon dhe në ekonominë e vendit, në zhvillimin e saj dhe veçanarisht në uljen e nivelit të varfërisë në zonat rurale”, theksoi ministri, duke shtuar se, “gratë e kanë pasur dhe e ruajnë pjesëmarrjen në punët e bujqësisë dhe ato përbëjnë 70 për qind të krahut të punës. Por, kur është fjala për sipërmarrje, fatkeqësisht janë vetëm në nivelin 7 për qind.

Ndërkohë, për Z.Panariti, të gjitha gratë që duan të jenë sipërmarrëse në sektorin e bujqësisë, ato do të kenë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, madje do të jenë edhe të privilegjuara në sistemin e pikëzizimit, në rastet kur aplikohet në skemat e sibvencionimit të Agjencisë së Pagesave (AZHBR). “Të gjitha ato gra rurale që do të aplikojnë dhe duan të investojnë në sektorin e bujqësisë, duke u bërë kështu dhe sipërmarrëse, ne do tí mbështesim me fondet e Ministrise se Bujqesise, por edhe me grandet e  BE. Gratë që do të sjellin projekte në bujqësi e blegtori, do të favorizohen nga ana jonë, nëpërmjet skemave, me 10 pikë plus krahasuar me burrat, ne momentet e vlerësimit. Kështu, ne dynojmë edhe që të inkurajojmë sipërmarrjen e grave. Po kështu, duke stimuluar dhe sistemet këshillimore të asistencës dhe trajnimit”, theksoi Ministri Panariti, sipas të cilit, “duke ditur rolin e gruas në shoqëri, ne do të mbështesim fuqimisht çdo sipermarrje të saj,  gjë që ka efekte të jashtëzakonshme. Ka sektorë të ndryshëm, ku roli i gruas është shumë konsistent, ndërkohë mbetet të shtrihet edhe në sektorë të tjerë, sic është bujqësia”.

Përfaqësuesi i FAO në Shqipëri, Z.Arben Kipi, deklaroi para të pranishmëve në këtë ëorkshop, se organizmi që ai përfaqëson dhe Kombet e Bashkuara (UN), kanë ndërmarrë disa iniciativa për mbështetjen e grave rurale, por edhe Ministria e Bujqësisë  ka futur si zë më vete mbështetjen dhe financimin e grave në zonat rurale.

Në këtë takim merrnin pjesë dhe Brian Ëilliams, përfaqesues i UNDP në Shqipëri dhe David Saunders, perfaqësues i UN Women në vendin tonë, të cilët shprehjen rëndësinë e zhvillimit të grave rurale dhe iniciativat për sipërmarrjen e tyre në sektorin e bujqësisë, si dhe mbështetjen që u jep UN atyre.

Situata në Shqipëri dhe Strategjia e Minitrisë së Bujqësisë

Pavarësisht se pjesa e fermave familjare në pronësi të grave është shumë e vogël, shumica e grave rurale janë “menaxhere të fshehura të fermës”, sipas studimit të parë mbi gratë ruale në Shqipëri zhvilluar nga UN Women.

Legjislacioni shqiptar nuk bën dallim midis grave në zonat urbane dhe fshatare, por në praktikë jeta e grave fshatare është më e vështirë. Gruaja fshatare ka vështirësi në aksesin për shërbimet shëndetësore, arsimore apo në drejtësi dhe pjesmarrja në jetën politike e publike, është tepër e ulët. Ekzistenca e një shkalle të lartë papunësie, kryerja e shumë punëve në bujqësi, mungesa e mundësive kualifikuese, por dhe niveli arsimor i ulët, i bën gratë fshatare shumë më të prekshme nga papunësia dhe varfëria. Kontributi i gruas në ekonominë e familjes bujqësore është i rëndësishëm, por as ky fakt nuk e favorizon atë për të pasur një vend kryesor në drejtimin e saj. Të dhënat tregojnë se gratë janë më të angazhuara në aktivitetet e fermës (32% në krahasim me 22% të burrave), dhe kryejnë pjesën më të madhe të aktiviteteve të rëndësishme bujqësore dhe blegtorale.

Politikat qeveritare janë fokusuar kryesisht tek fuqizimi i gruas fshatare. Gjatë viteve të fundit, Ministria e Bujqësisë, gjatë vlerësimit të aplikimeve për financim për skemat mbështetëse,  fermat aplikuese me drejtuese gra, janë më të favorizura se sa kur drejtohen nga meshkujt, kjo edhe në rastin e IPARD Like. Në skemat e subvencioneve janë mbështetur më së shumti fermat që menaxhohen nga gratë. Me buxhetin e projektuar për vitin 2016 u synuar të arrihen zbutja e pabarazisë gjinore nëpërmjet strukturave të shërbimit këshillimor dhe skemave kombëtare.

Bashkëpunimet e fermerëve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural aktualisht janë në formën e organizatave dhe shoqatave të prodhuesve dhe aktualisht janë 152 organizata të tilla.

Në këtë numër të shoqatave dhe kooperativave të fermerëve janë të anëtarësuar rreth 4460 anëtarë prej të cilëve 21% e tyre janë femra (940 anëtarë). Gjithashtu 4.5 % e këtyre shoqatave dhe kooperativave drejtohen nga gratë. Nga ana tjetër duhet theksuar se kryesisht aktiviteti i këtyre shoqatave apo grave të cilat drejtohen nga gra ka të bëjë me dhënien e asistencës teknike për “Gender Issues”.

Strategjia Ndersektoriale e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 2014-2020 ka në fokusin e saj pajtueshmërinë me legjislacionin kombëtar për barazine gjinore dhe mosdiskriminimin, pra sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjin “Për barazi gjinore në shoqëri” dhe ligjin “Për mbrojtjen ndaj diskriminimit”. Gjatë zbatimit të SNZHBR-së do të monitorohet në mënyrë specifike përthithja e mbështetjes në zbatim të masave nga ndërmarrjet dhe fermat që menaxhohen nga gratë. Informacioni dhe veprimtaritë e publicitetit do të synojnë gjithashtu pjesëmarrjen e barabartë të grave dhe burrave.

Ministria e Bujqësisë nëpërmjet politikave të saj synon zgjerimin e shërbimeve të posaçme si mbështetje financiare, këshillim ligjor dhe rritje kapacitetesh sipërmarrëse për të arritur fuqizim ekonomik të grave dhe lehtësim i pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje duke i përfshirë ato si fermere e jo si “gra të fermerëve”.