Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u zhvillua takimi i parë me grupet e interesit për ndryshimet në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, i ndryshuar”. Zv/ministrja Ermira Gjeci ka pritur përfaqësues nga disa prej shoqatave kryesore të prodhuesëve dhe industrisë përpunuese në vend.
Grupet e interesit u njohën me ndryshimet kryesore të ligjit të cilat konsistojnë në përmirësimin e disa dispozitave të paqarta në ligjin aktual, nisur edhe nga problemet e dala gjatë zbatimit të tij.
Më konkretisht ndryshimet konsistojnë në:
1. Qartësimin e kompetencave mes ministrisë dhe AKU-së në lidhje me programimin dhe implementimin e analizës së riskut.
2. Rregullimin e dispozitave në lidhje me import-eksportet, duke u fokusuar në dokumentacionin shoqërues dhe kontrollin që kryhet në pikat e kontrollit kufitar.
3. Rriorganizon bordin e AKU-së, duke i dhënë pavarësi dhe një rol aktiv me kompetencave të qarta.
Ndër të tjera zv/ministrja Gjeci u shpreh:
“Këto janë ndryshime të cilat kanë të bejnë me pjesën e riskut, vlerësim, manaxhim dhe komunikim. Ka ndërthurje me ligjin e veterinarisë, të cilin e kemi nëpër duar dhe atë për rishikim dhe në ligjin e veterinarisë parashikohet që AKU-ja fillon kontrollin nga ferma dhe deri në tavolinë, prandaj duke ndërthurur ligjin e vetrinarisë me ligjin e sigurisë ushqimore, janë riparë dhe kompetencat e AKU-së.
Së dyti janë riformuluar dhe përmirësuar dispozitat në lidhje me dokumentacionin që shoqëron ngarkesat e produkteve ushqimore që importohen apo eksportohen nga Republika e Shqipërisë. Në ligjin aktual nuk mbulohen produktet me origjinë jo-shtazore dhe janë të paqarta kërkesat për produktet me origjinë shtazore. Këto janë rregulluar me projekt ligj. Gjithashtu kontrolli në pikat e inspektimit kufitar është jo i plotë, në projekt ligj janë përcaktuar dispozitat të cilat përaftojnë legjislacionin tonë me atë të BE, me praktikat e kontrollit në PIK.” Ka përfunduar fjalën e saj Zv/ministrja Gjeci.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë