Mbështetje në bujqësi - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 30/09/2018

Mbështetje në bujqësi

Nënshkruhet marrëveshja dypalëshe Shqipëri – Gjermani

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi dhe ambasadorja gjermane e akredituar në Tiranë, znj. Susanne Schütz nënshkruan në ambientet e ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural marrëveshjen mbi Fondin e Garancisë së Kredive Rurale, për të lehtësuar kreditimin dhe financimin e fermerëve shqiptare. Marrëveshja parashikon kredi më të mëdha dhe me afate maturimi më të gjata për fermerët shqiptarë. Ministri Peleshi ka falënderuar qeverinë gjermane, që nëpërmjet Bankës gjermane KfW dhe GIZ ka mbështetur sektorin bujqësor, duke e cilësuar si një lidere dhe koordinatore shumë të rëndësishme për zhvillimin rural të Shqipërisë dhe kryesisht për ndihmesën ndaj fermerëve të vegjël. Ndërsa ambasadorja gjermane ka theksuar se me ndihmën e Fondit të Garancisë do të krijohen vende të reja pune në sektorin e bujqësisë, gjë që do të sjellë dhe përmirësimin e kushteve në zonat rurale.