0 TVSH për Shoqërite e Bashkimit Bujqësor
Gjatë mbledhjes së qeverisë në Fier, Këshilli i Ministrave vendosi përjashtimin nga deklarimi i TVSH-së pa limit xhiroje për Shoqëritë e Bashkimit Bujqësor. Një tjetër masë që shkon drejt vizionit të qeverisë për konsolidimin e fermës në vend. Gjithashtu, lidhur me Skemat kombëtare 2018, qeveria vendosi të zgjasë afatin e aplikimit për masat e investimeve në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi 2018. Nisur nga interesimi i shumtë dhe numri i lartë i aplikantëve, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vendosi të shtyjë afatin e aplikimeve deri në datën 27 prilli 2018. Kjo masë merret për të garantuar të gjithë aplikantët potencialë, që kanë shprehur interes për masat e investimeve, të përfundojnë procesin e aplikimit. MBZHR dhe AZHBR është në dispozicion të çdo aplikanti me asistencë dhe plotësim dokumentacioni. Këtë vit numri i aplikimeve është rritur me 20% falë zerimit të dokumenteve të kërkuara për aplikim.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë