Mbështesim pikat e grumbullimit si garantuese të tregut - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 12/03/2019

Mbështesim pikat e grumbullimit si garantuese të tregut

Gjatë vizitës në qarkun e Fierit, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Bledi Çuçi është ndalur në një pikë grumbullimi në fshatin Strum, të zonës së Roskovecit. Sipas ministrit qeveria shqiptare, krahas mbështetjes së fermerëve me subvencione dhe grante është e vendosur të mbështesë pikat e grumbullimit si garantuese të tregut.
“Ne e kemi mbështetur këtë biznes me rreth 18 milionë lekë nga granti për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Presim që gjatë këtij viti volumi i shitjeve për eksport të rritet.”
Ka thënë ndër të tjera ministri gjatë fjalës së tij.

Sipërmarrja “Flavio SF” është një qendër grumbullimi, magazinimi dhe ruajtjeje të produkteve bujqësore për eksport. Mbi 400 fermerë nga qarku i Fierit dhe Beratit sjellim perimet dhe frutat e tyre në këtë pikë, të cilat më pas eksportohen drejt tregjeve europiane.