Viola Dona
 
znj.Viola Dona ka përfunduar masterin në Antropologji Kulturore dhe Studime Letrare Shqipe në vitin 2014 pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Në vitin 2014 ka nisur punë pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, si Asistente e Drejtorit të Përgjithshëm, duke qenë përgjegjëse për marrëdhëniet me studentët por edhe me profesorët dhe stafin administrativ.

Në vitin 2017 është emëruar Ndihmëse pranë Kabinetit të Kryeministrit ku ka mbuluar çështjet e Protokollit dhe Ceremonialit. Është kujdesur për ndjekjen e takimeve të Kryeministrit si dhe për koordinimin ceremonial në vizita të nivelit të lartë dhe evente zyrtare të Kryeministrit. Gjatë kësaj eksperience ka përfituar aftësi shumë të mira të menaxhimit të problematikave si dhe njohje e mirë e funksionimit të administratës dhe trupës diplomatike.

Në vitin 2022 është emëruar Këshilltare pranë Kabinetit të Ministres së Bujqësisë. Disa nga përgjegjësitë kanë përfshirë koordinimin diplomatik dhe protokollar, ndjekjen e vizitave zyrtare, me fokus të veçantë në promovimin e produkteve dhe kompanive shqiptare jashtë vendit. Aktualisht ndjek proceset prioritare të Derregullimit dhe Riinxhinierimt të Shërbimeve dhe Reformën e Inspektoriateve si dhe ështe përgjegjëse për koordinimin e bashkëqeverisjes.

Zotëron shkëlqyer gjuhën angleze, italiane dhe spanjolle dhe në një nivel të mirë atë franceze dhe ruse. Nga viti 2012 e në vijim është angazhuar si përkthyese për librat për fëmijë pranë disa shtëpive botuese.