Ekonomi me ambasadorin izraelit në Tiranë: Mundësi bashkëpunim dypalësh për implementimin e një modeli të ri prodhimesh në serra - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 08/07/2021

Ekonomi me ambasadorin izraelit në Tiranë: Mundësi bashkëpunim dypalësh për implementimin e një modeli të ri prodhimesh në serra

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi priti në një takim ambasadorin e Izraelit në Tiranë, z. Noah Gal Gendler me të cilin u diskutuan mbi mundësinë e projektet e reja të përbashkëta në fushën e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi, ministrja Ekonomi dhe ambasadori izraelit z. Noah Gal Gendler u fokusuan tek bashkëpunimi mes bizneseve në dy vendet përkatëse, për të ofruar në Shqipëri një model të ri prodhimi bujqësor në serra, nisur nga kërkesa e tregjeve për keto produkte dhe eksportimin e tyre ne vendet e BE-së.

Pikënisja është kërkesa e tregut në këto vende dhe prodhimi i kontraktuar paraprakisht.
Ky model është zbatuar në mënyrë të suksesshme edhe në disa vende të tjera.

Projekti synon mes të tjerash te nxisë fermerët në përdorim e një teknollogjie moderne duke ofruar mentorim të drejpërdrejtë nga expertët izraelit.