Font Resize

DREJTOR I DREJTORISË SË POLITIKAVE TË BURIMEVE UJORE

Z. Arben Pambuku,

ka lindur në Fier, më 11 Korrik 1958. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Z. Pambuku ka kryer studimet e larta ne fakultetin e Gjeologji-Miniera, në Universitetin Politeknik të Tiranës duke marrë titullin Inxhinier Gjeolog Nafte. Në vitin 1977 ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme, “20 Tetori” në Lushnje.

Ai është kualifikuar në fushën e administrimit dhe menaxhimit te ujërave në Itali në vitin 2001 dhe ka realizuar doktoratën po në këtë shtet gjate viteve 2004-2008 me tezë në hidrogjeologji. Në të dyja rastet ka marrë vlerësimet maksimale.

Është pjesë e botës akademike duke u angazhuar prej vitesh si pedagog i jashtëm në universitete shtetërore dhe private në lëndët e lidhura me ujërat sipërfaqësore, nëntokësore dhe ato detare. Ai është autor dhe bashkë autor i shumë projekteve kërkimorë-shkencor dhe artikujve shkencor në fushën e ujërave.

Z. Pambuku, mbas përfundimit të studimeve, ka punuar vetëm në ndërmarrje dhe institucione shtetërore. Ai është i kualifikuar në fushën e hidrogjeologjisë dhe në vitet (2007-2013) ka drejtuar me sukses Drejtorinë e Hidrogjeologjise si pjesë e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Në vitin 2014, me një kontribut të veçantë të tij, themelohet për herë të parë në Shqipëri, Drejtoria e Gjeologjisë Detare, ku ai luan rolin e drejtorit të kësaj Drejtorie deri në vitet 2014-2015.

Prej Shtatorit të vitit 2015, z. Pambuku emërohet drejtor i Drejtorisë se Politikave të Burimeve Ujore në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, pozicion të cilin e mban deri sot.

Z. Pambuku zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.