Dita Botërore e Veterinarisë, reforma veterinare në Shqipëri, garanci për produkte shtatoze të sigurta - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 24/04/2021

Dita Botërore e Veterinarisë, reforma veterinare në Shqipëri, garanci për produkte shtatoze të sigurta

Në ditën botërore të Veterinarisë, që kremtohet cdo të shtunë të fundit të muajit prill, Shqipëria ka shënuar progres në fushën e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore.
Falë reformës në sektorin veterinar ku me një vendim të qeverisë, shërbimi veterinar u dimensionua si një Autoritet Kombëtar, sot në të gjithë vendin kryhet në mënyrë rigoroze kontrolli i shëndetit të kafshëve dhe garantohet cilësia e produkteve me origjinë shtazore.
Rreth 310 veterinerë të rinj që janë pjesë e strukturës së Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, kryejnë identifikimin e kafshëve, kontrollin e shëndetit të tyre nëpërmjet kontrolleve zyrtare, gjurmimeve për Tuberkuloz e Brucelozë, gjurmimeve në kuadër të Planit Kombetar te Monitorimit te Mbetjeve, kontrollin e përdorimit dhe tregtimit të substancave mjekësore në kafshë, Kontrollin e levizjes dhe tregtimit të kafshëve, inspektimin para dhe pas therjes se kafshëve.
Për plotësimin dhe përmbylljen e zinxhirit të veprimtarive, komandës dhe gjurmueshmërisë u futën në cadren e Shërbimit Veterinar dhe Tregjet e kafshëve të gjalla dhe Thertoret; Veprimtari të cilat, do të rrisin gjurmueshmërinë, kriteret e mirëqënies përgjatë tregtimit të kafshëve, si dhe do të përcojnë informacionin dhe kontrollin deri në transformimin në produkt të këtyre kafshëve. Është ne objektivat e AKVMB që sistemi RUDA të vendoset pranë çdo tregu të kafshëve të gjalla dhe Thertoreve për informacion më të mirë dhe sa me të shpejtë, të mbledhjes e përpunimit së të dhënave nga sistemi RUDA.