Databazë me 600 biznese të shqiptarëve të diasporës
Rreth 600 restorante në diasporë me pronarë shqiptarë apo që menaxhohen nga shqiptarët janë evidentuar nga përfaqësitë diplomatike për të qenë në dispozicion të eksportuesve dhe shoqatave të agrobiznesit në Shqipëri. Qëllimi i kësaj nisme në kuadër të Diplomacisë Ekonomike është shtimi dhe mundësia për rritje të potencialit të eksportit. Kjo databazë do ta vihet në dispozicion të prodhuesve shqiptarë, për ta bërë më të lehtë aksesin e tyre në tregjet europiane. Element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me promovimin apo brendimin e produkteve shqiptare është i lidhur ngushtë dhe me sistemin e incentivave që ofrojnë qeveria shqiptare, agjenci të ndryshme apo edhe vetë BE. Eventi i promovimit të prodhimit shqiptar drejt diasporës u oragnizua nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë