Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mirëpriti kryebashkiakun e Portos, Rui Moreira, me të cilin diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Portugalisë në fushën e bujqësisë.
“Ky bashkëpunim synon rritjen e pranisë së produkteve shqiptare në tregjet portugeze dhe përfitimin nga eksperienca e suksesshme e Portugalisë në ngritjen dhe operimin e sistemit të sigurimit të fermerëve dhe prodhimit, duke përparuar në përafrimin e legjislacionit bujqësor me atë të Bashkimit Evropian”, theksoi ministrja Denaj, gjatë këtij takimi.
Ekziston një vullnet i përbashkët për rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve të shprehura si në marrëveshjet e bashkëpunimit mes AIDA dhe AICEP, ashtu edhe me aktivitetin e dhomës së tregtisë Luso-Albanes.
Në vitin 2023 eksportet tona arritën në vlerën 213 milionë lekë, ndërsa importet ishin afërsisht 1.6 miliardë lekë.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë