Çelet projekti “CoSolve-19”, GIZ dhe qeveria shqiptare në ndihmë të bizneseve e fermerëve të prekur nga pandemia - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 26/02/2021

Çelet projekti “CoSolve-19”, GIZ dhe qeveria shqiptare në ndihmë të bizneseve e fermerëve të prekur nga pandemia

Merr udhë projekti “CoSolve-19”, i cili do tu vijë në ndihmë fermerëve dhe bizneseve të vogla të rikuperojnë dëmet që pësuan nga pandemia e COVID 19. Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi tha se projekti “CoSolve-19” vjen si ndihmë për ta falë mbështetjes së qeverisë gjermane dhe do të implementohet nga qeveria shqiptare dhe GIZ në Shqipëri.
Përmes një video mesazhi, ministrja Ekonomi ka ftuar të gjithë këtyre fermerët, apo agropëpunuesit e vegjël të bëhen pjesë e procesit për të përfituar grantin “CoSolve”.

“Pandemia botërore e COVID 19 goditi shumë sektorë dhe mes atyre padyshim dhe sektorin e bujqësisë i cili dhe pse ishte i përjashtuar nga ndikimi më i madh, falë operacioneve që ndodhin në terren të hapur, gjithsesi fermat e vogla dhe agropërpunuese pësuan goditje dhe kjo solli pasojë si në numrin e të punësuarve që ata kishin, si në proceset drejt tregut, ashtu dhe në proceset përpunuese.

CoSolve-19 lindi si një domosdoshmëri në përballjen e ndryshimeve të shpejta dhe vështirësive me të cilat po ndeshen sipërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, përfshirë fermerët në Shqipëri”, u shpreh ministrja Ekonomi.
Projekti “CoSolve-19” do të ndahet në 3 shtylla kryesore.

Shtylla e parë kryesore kërkon identifikimin e fermerëve përmes një aplikimi për të vërtetuar statusin e tyre. Më pas ata bëhen pjesë e këshillimit që vjen si shtyllë e dytë e mbështetjes së qeverisë gjermane, që do ti ndihmojë ata të përmirësojnë zinxhirin e vlerës, të përmirësojnë proceset e prodhimit dhe të bëjnë të mundur një aplikim për të përfituar një grant të vogël pikërisht nga ky instrument financiar.

“Ky grant i vogël është i ndryshëm nga të gjitha skemat kombëtare që i vijnë në ndihmë fermerëve deri tani. Prandaj unë ju bëj thirrje të përfitoni nga kjo mundësi e instrumentit financiar që i vjen në ndihmë fermerëve dhe bizneseve të vogla në fushën e bujqësisë falë bashkëpunimit me GIZ dhe qeverin ë gjermane për të përfituar në përmirësimin e zinxhirit të vlerës dhe cilësisë së prodhimit”, tha ministrja Ekonomi.