Në datën 4 – 5 Qershor në Auditorium të Qendrës Expo Universale në Milano u mbajt Forumi Ndërkombëtar Bujqësor “From Expo Milano 2015 and beyond: agriculture to feed the Planet”.
Cilësuar si një ngjarje e rëndësishme e organizuar për të ndarë angazhime të reja për luftën kundër urisë dhe ndryshimit të klimës Ky Forum ka konfirmuar prirjen e Expo Milano 2015 si një vend për diskutime dhe debate për çështje dhe eksperienca konkrete,deklarata për të ardhmen e bujqësisë dhe angazhime. Në këtë event edhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave u përfaqësua me dy delegatë.
Takimi që u organizua nga Ministria italiane e Politikave Bujqësore, Ushqimit dhe Pyjeve, u ndoq nga ministrat e bujqësisë nga e gjithë bota, përfaqësues të institucioneve, liderë të organizatave të Kombeve të Bashkuara dhe delegatë nga të gjitha kontinentet, ndoqën gjatë dy ditëve mënyra të ndryshme diskutimesh, si çdo vend përballet me krizën globale, me legjislacionet në fuqi, me burimet financiare, etj.
Ndër folësit e rangut ndërkombëtar mund të përmendim Jose Graziano da Silva (Drejtori i Përgjithshëm i FAO-s), Phil Hogan (Komisioneri Evropian për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural),, Salvatore Veca (kurator shkencor i Kartës së Milanos), Andrea Illy (President dhe CEO i illycaffè) dhe Carlo PETRINI (Presidenti i Slow Food International). , Evelyn Nguleka (Presidente e Ëorld Farmer Organization)
Në fund takimi u përshëndet nga Maurizio Martina, Ministri italian i Bujqësisë, Ushqimit dhe Pyjeve i cili tha:-“Ishte një takim pune i jashtëzakonshëm – me më shumë se 350 delegatë nga e gjithë bota, më shumë se 100 vende të përfaqësuara, mbi 50 ministra bujqësie, dhe 27 vende që nuk marrin pjesë në Expo 2015, , duke diskutuar, dhe demonstruar forcën diplomatike që ky Ekspozim Universal, është në gjendje për të nxitur marrëdhëniet me atraktivitetin e tij, para së gjithash në aspektin e përmbajtjes së tij.”
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë