Bletaria, sektor jetësor për ekosistemin dhe bujqësinë shqiptare - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 12/03/2024

Bletaria, sektor jetësor për ekosistemin dhe bujqësinë shqiptare

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural zhvilloi një takim me
përfaqësues të Federatës së Bletërritësve Shqiptarë, ku diskutuan për
sfidat dhe potencialin e këtij sektori jetësor për ekosistemin dhe
bujqësinë shqiptare.
“Në Skemën Kombëtare 2024 kemi rritur masën e përfitimit për
bletërritësit, një mbështetje e re që vjen nga eliminimi i tavanit për
fermat me më shumë se 150 koshere, duke mundësuar më shumë
përfitim për bletarët”, tha Denja.
Ministrja i ftoi bletërritësit të bashkohen, për të plotësuar kriteret e
përfitimit edhe nëse nuk i arrijnë dot pragjet të vetëm, si edhe për të
përfituar të parët masën 100% nga Skema Kombëtare.
“Ramë dakord për më shumë koordinim mes bletërritësve dhe
strukturave të MBZHR, për mbrojtjen e shëndetit të bletëve duke
parandaluar dhe luftuar sëmundjet e tyre, por edhe për shtimin e
analizave laboratorike për produktet e bletës, drejt arritjes së cilësisë
dhe standardeve që kërkohen nga tregjet vendase dhe
ndërkombëtare”, deklaroi Denaj.