Martin Mici
z.Mici ka kryer studimet e larta në Tiranë ku është diplomuar në Universitetin Bujqesor te Tiranes ne degën e Agrobiznesit, si dhe zotëron titullin e Kontabilistit të Miratuar.
Fillimisht, Z. Mici e ka ndërtuar karrierën në sektorin privat, ku ka punuar rreth 15 vite në Sektorin Bankar, duke mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese, kryesisht me fokus financimin e Biznesit të vogël dhe të mesëm.
Më pas ka vijuar punën në Administratën Shtetërore në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Hetimit Tatimor, duke kontribuar në fushën e tatim taksave dhe luftës kundër evazionit, pozicion në të cilin ka marrë kualifikime të ndryshme në luftën kundër skemave të mashtrimit me TVSH.
Gjithashtu, Z. Mici ka punuar edhe në Kabinetin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë në pozicionin e Këshilltarit të Ministrit, dhe me pas edhe ne pozicionin e Zevendes Drejtorit te Pergjithshem ne Agjencine e trajtimit te Kredive
Aktualisht, ai mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë