Valdete Buca

 

Valdete Buça ka lindur më 31 Maj 1981 në Gramsh. Gjatë viteve 1999-2004, ka ndjekur studimet e larta pranë Fakultetit të Agronomisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe është diplomuar si Inxhinier Agrar në profilin Hortikulturë dhe Mbrojtje Bimësh. Me një përvojë 20 vjeçare në administratën publike, prej dhjetorit 2022 ajo mban postin e Drejtorit të Drejtorisë së Politikave të Shëndetit të Bimëve, Farërave, Fidanëve dhe Plehërave në Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Më herët, për një periudhë të gjatë ka punuar dhe dhënë kontribut pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, duke kaluar në pozicione të ndryshme pune si Specialiste e Produkteve të Paketuara, Metrologe, Inspektore dhe për peiudhën 2013-2021 si Përgjegjëse e Sektorit të Parapaketimeve në Drejtorinë e Sigurimit të Cilësisë dhe Parapaketimeve, po në këtë periudhë znj. Buça ka drejtuar edhe laboratorin /autolaboratorin e parapaketimeve në këtë institucion.

Së fundmi, prej vitit 2021-2022 ka punuar në Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve duke filluar si përgjegjëse e sektorit të Shëndetit të Bimëve, e duke vijuar më pas me emërimin në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Bimëve në këtë autoritet.

Zotëron gjuhën angleze dhe ka ndjekur disa studime/kurs pasuniversitar dhe trajnime si brenda dhe jashtë vendit në lidhje me standardet sanitare fitosanitare, sistemet e auditimit të kontrolleve zyrtare, implementimit të Standardit EN ISO/IEC 17025:2017 etj, të çertifikuar nga USDA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BTSF akademi e Komisionit Evropian, PTB Gjermani, EURAMET, COSMT në Republikën Çeke, Universiteti Politeknik i Tiranës etj. Gjithashtu e çertifikuar si eksperte për hartimin e raporteve të ndikimit në mjedis, auditim dhe ekspertizave për probleme mjedisore.