Takimi II i i Këshillit Strategjik të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Është zhvilluar takimi i dytë i Këshillin Strategjik të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Në qendër të diskutimeve roli i shërbimit veterinar në zinxhirin e sigurisë ushqimore.Reforma në sektorin veterinar është një nga reformat më të forta që pritet të kalojë së shpejti. Krahas saj, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po kryen takime me operatorë dhe aktorë të ndryshëm që ushtrojnë veprimtarinë në sektorin e industrisë ushqimore, agropërpunimit etj lidhur me ndryshimet që priten të bëhen në Kodin Penal.
“Ne po punojmë për përgatitjen e një ligji të ri për Shërbimin Veterinar. Sigurisht që do të kemi diskutime të tjera më të gjera me të gjitha grupet e interesit. Qëllimi final është të kemi një ligj më të mirë që i jep fund çdo ngërçi dhe që garanton kontroll të shëndetit të kafshëve para dhe pas therjes. Bashkë me ndryshimet në Kodin Penal, ky ligj i lidhur pazgjidhshmërisht me sigurinë ushqimore, mbetet një prioritet për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ka rëndësi të madhe për operatorët në treg dhe natyrisht për konsumatorët që meritojnë produkte të sigurta.” Është shprehur ministri Çuçi gjatë këtij takimi.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë