Sot u zhvillua në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, takimi i Grupi Ndërministror i punës për koordinimin dhe kontrollin e fushatës së vaksinimit oral të kafshëve të egra kundër sëmundjes së tërbimit në Shqipëri me mbështetjen e projektit IPA 2012, financuar nga BE. Takimi u kryesua nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti. Në këtë takim morën pjesë zv.Ministrat e Mjedisit, i Punëve të Brendshme dhe i Shëndetësisë. Grupi Ndërministror i punës bisedoi për ngritjen e një grupi teknik pune në përbërje të të cilit janë ekspertë në nivel drejtorësh ose specialistësh nga secila ministri pjesëmarrëse në Grupin Ndërministror të punës si dhe ekspertë të projektit PAZA të BE-së. Grupi teknik do të jetë përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e detyrave të përcaktuara në Grupin Ndërministror të punës dhe do të koordinohet nga Ministria e Bujqësisë. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave koordinon planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e fushatës së vaksinimit. Drejtoria e Shërbimit Veterinar koordinon gjithashtu të gjithë aktivitetet e rritjes së ndërgjegjësimit për programin e vaksinimit oral kundër tërbimit.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë