BLEGTORIA
Sektori i Prodhimit Blegtoral në funksion të detyrimeve në zbatim të nenit 95 të MSA-së si dhe në mbështetje të realizimit të programit të Qeverisë ka si qëllim kryesor të analizojë identifikojë dhe hartojë politika, strategji sektoriale në funksion të zhvillimit të blegtorisë, të drejtojë dhe mbështesë në shkallë vendi e lokale rritjen dhe plotësimin gjithnjë e më mirë të kërkesave dhe nevojave të tregut me produkte blegtorale nëpërmjet përdorimit racional të burimeve dhe futjes së teknikave dhe teknologjive të reja në prodhim nëpërmjet:
Sektori i Prodhimit Blegtoral e ushtron veprimtarinë e tij në bazë Ligjit Nr. 9426, datë 06.10.2005 “Për Mbarështimin e Blegtorisë” (i ndryshuar me ligjin Nr. 9864, datë 28. 01. 2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 9426, datë 06. 10. 2005 “Për Mbarështimin e Blegtorisë”, (i cili është ligji kryesor që përcakton kuadrin institucional për mbarështimin e kafshëve në Shqipëri), si dhe me ligjin Nr. 10137, datë 11. 05. 2009 “Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”. Ligji Nr. 8702, datë 1. 12. 2000 ”Mbi identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve dhe fermave blegtorale”, Ligjit Nr. 8411, datë 01.10.1998 “Për Ushqimet e Blegtorisë” (i ndryshuar dhe me ligjin nr. 10137, datë 11. 05. 200 “Për disa ndryshime në legjislacionin në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet në republikën e Shqipërisë) si dhe një sërë aktesh nënligjore.
INSTITUCIONET E PËRFSHIRA NE REALIZIMIN E OBJEKTIVAVE TË BLEGTORISË JANË:
Drejtoria e Përgjithshme të Politikave Bujqësore në MBUMK, është autoriteti kompetent për ushtrimin e veprimtarive në fushën e blegtorisë nëpërmjet:
Sektori i Prodhimit Blegtoral
Sektori i Prodhimit Blegtoral është përgjegjës për zhvillimin e qëndrueshëm të Prodhimit Blegtoral në vend nëpërmjet hartimit të legjislacionit, strategjive sektoriale, si dhe të politikave të zhvillimit dhe programeve të mbrojtjes, përmirësimit dhe ruajtjes së cilësive të burimeve gjenetike shtazore për të nxitur rritjen e prodhimeve blegtorale, krijimin dhe përhapjen e vlerave racore dhe ruajtjen e ndryshueshmërisë gjenetike të kafshëve të fermës.
Sektori i Prodhimit Blegtoral, është përgjegjës për:
– Zhvillimin e strategjisë dhe politikes për sektorin e blegtorisë
– Monitorimin, vlerësimin dhe rinovimin sistematik te politikave dhe strategjive te prodhimit blegtoral.
– Analizat e nevojshme për zhvillimin e politikave hartimin e programeve për zbatimin e politikave të zhvillimit të blegtorisë për mbarështimin e mirë të kafshëve,
– Hartimin dhe përafrimin e legjislacionit në fushën e blegtorisë
– Vlerësimin e progresit gjenetik për caktimin e rentabilitetit të racave, përcaktimin e prioriteteve për strategjinë e punës racore
– Identifikimin e resurseve gjenetike autoktone e të kultivuara dhe propozimin e masave mbrojtëse për to.
– Monitorimin dhe zbatimin e legjislacionit në drejtim të mbarështimit të kafshëve dhe të përmirësimit racor si dhe të mbrojtjes dhe zhvillimit të fondit gjenetik autokton si dhe zbatimit të masave në lidhje me standardet zooteknike të mbarështimit të kafshëve.
Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë (DRB):
Në Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë ushtrojnë aktivitetin e tyre specialistë blegtorie (zooteknikë). Ky rrjet specialistesh blegtorie kontrollon dhe siguron:
Shërbimi zooteknik privat
Shërbimi zooteknik privat funksionon në fushën e riprodhimit të kafshëve, ku ushtrojnë aktivitetin 480 teknike inseminatorë të kualifikuar nga Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (shërbimi publik) dhe shërbimi privat (programi i të cilit miratohet nga MBUMK-ja)
Shërbimi Zooteknik Privat, që operon në ferma dhe stabilimente blegtorale dhe Organizata te mbarështimit të kafshëve,
Qendrat e Transferimit te Teknologjive Bujqësore
Qendrat e Transferimit te Teknologjive Bujqësore (QTTB) Fushë – Krujë dhe Korçë janë struktura të transferimit të teknologjive në blegtori, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. QTTB Fushë-Krujë është Qendër e Referencës Kombëtare (QRK) për:
Shërbimi këshillimor
Shërbimi këshillimor është i përfshire në strukturat e DRB ku operojnë zooteknikë, të cilët veprojnë deri në nivel Komune.
Këshilli i Blegtorisë
Këshilli i Blegtorisë (K. B), është organ që miratohet nga ministri për një periudhë 4 vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje në zbatim të nenit 73 të ligjit Nr. 9864, datë 28. 01. 2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9426, datë 06.10.2005 “Për Mbarështimin e Blegtorisë”. Detyrat për funksionin e Këshillit të Blegtorisë janë:
Masat legjislative
Sektori i Prodhimit Blegtoral duke ju referuar angazhimeve që rrjedhin në zbatim të MSA, ka synuar të zbatojë një sërë politikash që kanë të bëjnë me ndërmarrjen e një sërë iniciativash ligjore në fushën e përafrimit te legjislacionit vendas me atë të BE-së.
Në masat legjislative procesi i përafrimit të kuadrit ligjor është fokusuar në hartimin e legjislacionit bazë në fushën e prodhimit blegtoral në lidhje me standardet zooteknike të kafshëve riprodhuese racë-pastër si dhe në lidhje me përcaktimin e kritereve për përdorimin e kafshëve racë-pastër për qëllime riprodhimi që parashikon standardet zooteknike dhe kushtet për tregtimin e materialit racor si dhe kërkesat për përdorimin e kafshëve racë-pastër për qëllime riprodhimi, për çiftëzim natyror dhe/ose inseminim artificial si dhe përdorimin e spermës së tyre.
Masat legjislative do te synojnë në përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit shqiptar në fushën e blegtorisë me atë komunitar si dhe përmirësimi i koordinimit ndërinstitucional për zbatimin e tij.
Politikat aktuale të Sektorit të Prodhimit Blegtoral janë fokusuar kryesisht në rritjen e numrit të kafshëve (gjedhë dhe të imta) brenda fermës blegtorale me synim konsolidimin e fermave dhe orientimin e këtyre fermave drejt tregut. Gjithashtu, mbështetja e prodhimit të mëshqerrave të racës duke synuar krijimin dhe nxitjen e shoqatave racore si dhe krijimin e tregut vendas për kafshët me vlera racore të identifikuara.
LEGJISLACINI NË FUSHËN E BLEGTORISË
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë