Font Resize
 Parlamenti i parë Rural Shqiptar: 28-30 shtator 2017 - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 02/10/2017

Parlamenti i parë Rural Shqiptar: 28-30 shtator 2017

 

Nw datwn 30 shtator 2017 u mbajt në sallën e seancave plenare, sesioni përmbyllës i Parlamentit të Parë Rural Shqiptar, i cili zhvilloi punimet në datat 28-30 shtator në Tiranë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Niko Peleshi, anëtarë të Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, z. Stephen Stork, si edhe drejtues dhe anëtar të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural, pedagog dhe drejtues të Universitetit Bujqësor të Tiranës, fermer, përfaqësues të qeverisjes vendore, drejtues të agjencive rajonale, përfaqësues të shoqërisë civile etj. Diskutimet ishin për politikat në ndihmë të zonave rurale.

Bujqësia, tha ministri Niko Peleshi, është sektori më i madh i ekonomisë shqiptare dhe qeveria po fokusohet mbi mënyra të reja të nxitjes së saj.  “Tokën e fragmentuam dhe e parcelizuam. I krijuam vështirësi shumë të madhe vetes, po të shtojmë këtu edhe emocionin negativ që vjen sa herë përmendet fjala kooperativë. Konsolidimin e tokës e bëmë një nga sfidat më të mëdha dhe më të vështira”, deklaroi Peleshi.