Font Resize

Objektivat dhe Funksionet e MBZHR

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacion në fuqi, ka për mision konceptimin dhe zbatimin e politikave të përgjithshme shtetërore për çështjet e bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe të reformës legjislative në këtë sektor.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese, misioni i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është zbatimi i programit të qeverisë në fushën e veprimtarise se kësaj Ministrie dhe me specifikisht në:

  1. Hartimin dhe zbatimin i politikave që synojnë mbështetjen e rritjes së qëndrueshme të prodhimit bujqësor dhe blegtoral;
  2. Hartimin dhe përafrimin i legjislacionit në fushat e bujqësisë dhe zhvillimit rural në koherencë të plotë me kërkesat e BE-së;
  3. Mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, bimëve, dhe garantimin e shëndetit të njerëzve nga sëmundjet që mund të vijnë nga kafshët dhe cilësia e ushqimeve;
  4. Mbledhjen dhe perpunimin e informacionit bujqësor;
  5. Menaxhimin dhe administrimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore;
  6. Ofrimin e asistencës dhe informacionit për fermerët;
  7. Menaxhimin e sistemit të kullimit dhe koordinimin e veprimeve për administrimin e sistemit të ujitjes.

Në zbatim të programit politik të Qeverisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka si objektiv kryesor rritjen e qëndrueshme të prodhimit bujqësor, rritjen e aftësisë konkuruese të produkteve bujqësore, blegtorale dhe të përpunuara brenda dhe jashtë vendit, duke përdorur në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme burimet natyrore dhe ato financiare. Me specifikisht objektivat e institucionit janë:

 

  1. Përafrimi i legjislacionit me atë të BE-së;
  2. Konsolidimi i pronësisë mbi tokën bujqësore dhe administrimi i qëndrueshëm i saj;
  3. Ruajtja e tokës bujqësore nga dëmtimi, gërryerja, shpërdorimi dhe faktorë të tjerë;
  4. Nxitja e tregut të tokës dhe konsolidimi i fermës bujqësore duke rritur sipërfaqen dhe nxitur kooperimin;
  5. Administrimi i sistemit të ujitjes dhe shmangia e përmbytjeve;
  6. Kujdesi, sigurimi dhe administrimi i qëndrueshëm i sistemit të ujitjes;
  7. Mbështetje financiare dhe asistencë teknike për fermerët;
  8. Garantimi i cilësisë së imputeve bujqësore;
  9. Garantimi i sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e vazhdueshme e konsumatorëve;
  10. Siguri për cilësinë e ushqimit në treg;
  11. Kontroll i situatës veterinare dhe fitosanitare;
  12. Mbështjetje për agroindustrinë;
  13. Mbështjetje për tregjet dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe blegtorale;