Font Resize
 Ministria e Bujqësisë, 58 motorë për Vererinerët Zyrtar në të gjithë vendin - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 19/12/2016

Ministria e Bujqësisë, 58 motorë për Vererinerët Zyrtar në të gjithë vendin

Ministri Panariti: Kjo flotë motorësh përmirëson shërbimin, veterinerët pranë çdo familjeje e blegtori, sa herë të kenë nevojë

Panariti: Dhënia e këtyre motorëve jua lehtëson punën dhe për vaksinimi e kafshëve për t’i mbrojtur nga Dermatoza

Ministri i Bujqësisë: Në janar, ekspertë nga Zvicra për të caktuar rracat e lopëve që do të kompensojnë të dëmtuarat nga LSD

Panariti: Fondi prej 3 milionë dollarësh ësgtë gati, çdo kokë do të kompensohet

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, pajisi sot me motora veterinerët zyrtarë, të cilët, nga ky moment, do të jenë më pranë çdo fermeri, blegtori apo ferme, me shërbimin e tyre.

Në ceremoninë e dorëzimit të 58 motorave të parë, mori pjesë dhe Ministri i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti, i cili deklaroi se, “kjo është një ditë e rëndësishme për Shërbimin Veterinar, pasi me marrjen prej tij në dorëzim të kësaj flote prej 58 motorash, ata do t’i gjenden më pranë çdo familjeje apo fermeri që ka nevojë për shërbimin e tyre”.

“Me këta motora që po marrin sot në dorëzim, veterinerët zyrtarë do ta kenë shumë më të lehtë përballimin e situatës, në lidhje me vaksinimin e kafshëve të paprekura nga Dermatoza Nodulare, si dhe profilaksinë, mjekimin e të tjerave. Gjithashtu, me këtë shërbim të ri, Veterinerët Zyrtarë do të jenë më në gjëndje që t’u përgjigjen nevojave të fermerëve e blegtorëve. Me anë të këtyre motorave, Shërbimi Veterinar Shqiptar do të jetë prezent, më lehtë e më shpejt në çdo cep të vendit, në çdo familje, fermë apo tek çdo blegtor që kërkon ndihmën e tyre. Kjo i jep seriozitet kësaj trupe, e cila po konsolidohet gjithmonë e më shumë. Eshtë edhe kjo pjesë e reformës së Shërbimit Veterinar, e cila përqendrohet tashmë në krijimin e Stacioneve Veterinare, njëkohësisht edhe në rritjen e kapaciteteve gjurmuese dhe parandaluese të sëmundjeve infektive”, theksoi Ministri Panariti.

Më pas, duke iu përgjigjur edhe interesit të mediave, në lidhje me situatën e sëmundjes LSD dhe kompensimin e kafshëve të dëmtuara, Ministri tha se, “në këtë situatë, sëmundja është e mposhtur, nuk ka përhapje të saj. Kafshët po vaksinohen në kohë të shpejtë, ndërsa të prekurat po mbahen me mjekime e nën mbykqyrjen e veterinerëve”.

“Përsa i përket kompensimit të të dëmtuarave, tashmë fondi prej 3 milionë dollarësh është miratuar, ndërkohë që po nis riverifikimi e riidentifikimi, kontrolli i të gjithë domunetnacionit të të dëmtuarava, numri i të cilave deri tani shkon në rreth 1100 krerë. Të gjitha do të kompensohen me kafshë të gjalla, të rracave të përzgjedhura. Në fillim të muajit janar, unë do të mirëpres në Shqipëri një grup specialistësh nga Zvicra, me të cilët do të përcaktojmë rracat e zgjedhura sipas krahinave e zonave të vendit tonë ku ka pasur dëme. Më pas, do të blihen kafshët e gjalla dhe do të nisë shpërndarja. Kafshët janë të vaksinuara dhe prodhimtare”, deklaroi Z.Panariti.

Flota prej 58 motorësh të shpërndarë sot, është vetëm një pjesë, pasi në total do të jenë 100 të tillë për veterinerët zyrtar.

Sipas një plani të hartuar nga Drejtoria e Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë, 12 kryeveterinerët e qarqeve do të pajisen me një një motor, si dhe për veterinerët tjerë në qarqe, ata janë shpënrdarë, Berati 3 copë, Dibra 4, Durrësi 3, Elbasani 8, Fieri 4, Gjirokastra 5, Korça 4, Kukësi 4, Lezha 6, Lushnja 4, Shkodra 4, Tirana 5 dhe Vlora 5 motorë.

Blerja e motorëve është kryer me fonde të buxhetit të shtetit (bashkëfinancim), në kuadër të projektit SARD, IPA 2011 “Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”.

Rritja e kapaciteteve, forcimi i shërbimit të ekstensionit dhe në veçanti Sektori Veterinar, ishte njëri prej komponentëve të projektit, i cili duhej mbështetur me fondet e bashkëfinacimit.

Reforma veterinare do të shërbejë në drejtim të përmirësimit dhe aksesit të fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë drejt skemave mbështetëse të IPARD

Kjo flotë motorësh, pritet të përmirësojë ndjeshëm shërbimin e veterinerëve në mbarë vendin.