Ministri Salla në UBT: Partneriteti me BOKU sjell diplomë ndërkombëtare për studentët - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 06/10/2025

Ministri Salla në UBT: Partneriteti me BOKU sjell diplomë ndërkombëtare për studentët

Ministri Salla viziton UBT-në: Partneriteti me BOKU sjell eksperiencë ndërkombëtare për studentët

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, mori pjesë sot në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT).

Në këtë vit akademik, numri i regjistrimeve në 9 programet e përbashkëta të dizenjuara me Universitetin BOKU të Vjenës shënoi një rritje mbi 20%, duke reflektuar interesin e lartë të studentëve dhe besimin në cilësinë e arsimit të ofruar.
Ky rezultat është fryt i përpjekjeve për afrimin e arsimit me tregun e punës dhe për ta kthyer UBT-në në një qendër ekselence në rajon.

Falë këtij partneriteti, studentët përfitojnë diplomë të dyfishtë dhe eksperiencë ndërkombëtare, duke pasur mundësinë të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një prej institucioneve më të njohura akademike shqiptare.

Përmes marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MBZHR dhe UBT, studentët do të kenë mundësi të zhvillohen profesionalisht përmes praktikave dhe programeve të punësimit, në mbështetje të vizionit “Bujqësia 2030”.

Ministri Salla u uroi suksese të gjithë studentëve të rinj, duke theksuar rolin e tyre në transformimin e bujqësisë shqiptare drejt një sektori modern, të qëndrueshëm dhe konkurrues në tregjet europiane, në rrugën e pakthyeshme të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.