Ministri Çuçi: Do vazhdojmë të disiplinojmë therjet nëpërmjet thertoreve të liçensuara
“Skenat e therjes së bagëtive nëpër rrugë ka rreth dy vjet që nuk i shohim më. E kemi disiplinuar këtë shërbim përmes thertoreve të liçensuara.”
Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Bledi Çuçi, në prani të Kryeministrit z. Edi Rama dhe të deputetit z FateVelaj, gjatë vizitës në qarkun e Vlorës.
Kryeministri Rama dhe ministri Çuçi kanë vizituar thertoren “Shushica”, një stabiliment modern me kushte dhe standarde të larta higjeno – sanitare. Janë pikërisht këto investime që duhen të shërbejnë si modele thertoresh për të gjithë vendin.
“Kjo është rruga e duhur për të garantuar cilësinë e mishit që del në treg. Ashpërsimi i masave ndëshkuese në Kodin Penal është një tjetër hap i rëndësishëm për të rritur sigurinë ushqimore dhe për të frenuar këdo që tenton të abuzojë.” Theksoi gjatë fjalës së tij ministri Çuçi.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë