Gjermania dhe Danimarka japin 6,5 milionë euro në mbështetje të sektorit agro-ushqimor në 6 qarqe Malore të Shqipërisë - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 17/04/2015

Gjermania dhe Danimarka japin 6,5 milionë euro në mbështetje të sektorit agro-ushqimor në 6 qarqe Malore të Shqipërisë

Gjermania dhe Danimarka japin 6,5 milionë euro në mbështetje të sektorit agro-ushqimor në 6 qarqe Malore të Shqipërisë

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GIZ) shpallën nisjen e aplikimeve për skemën e granteve në mbështetje të sektorit të bujqësisë dhe agropërpunimit në zonat e thella rurale të Shqipërisë, përkatësisht në 6 qarqe: Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë. Lanccimi i këtij projekti u bë dje në mjediset e Hotel Tirana International, ku morën pjesë Ministri i Bujqësisë, z.Edmond Panariti, Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri z.Hoffman dhe ambasadori i Danimarkës z.Jensen. Fondi i vënë në dispozicion nga qeveria daneze dhe ajo gjermane për financimin e skemës së granteve kap shifrën e 6,5 milionë eurove. Programi do të zbatohet për një periudhë trevjeçare. Përfitues të drejtpërdrejtë do të jenë rreth 1000 fermerë, agropërpunues e sipërmarrës vendas që merren me prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe marketimin e produkteve bujqësore në kuadër të 3 zinxhirëve te vlerës: ripërtypësit e vegjël, drurët frutorë dhe arrorët, si edhe bimët mjekësore e aromatike. Skema e granteve do të zbatohet nga Ministria e Bujqësisë dhe projekti i GIZ-së “Mbështetje për zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë rurale të zonave malore të paavantazhuara” (SARED) që bashkëfinancohet nga qeveria gjermane dhe ajo daneze. Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies së banorëve të zonave rurale. Ai synon edhe rritjen e konkurueshmërisë dhe te aksesit në tregje të prodhimeve bujqësore në 6 qarqet e lartpërmendura. Për më tepër, synohet të mbështetet edhe rritja e kapaciteteve njerëzore të fermerëve dhe stabilimenteve të agropërpunimit në drejtim të nxitjes dhe rritjes së investimeve si edhe të përshtatjes së produkteve bujqësore të tyre me kerkesat e tregut dhe konsumatorit. Në kuadër të skemës së granteve, fermerët që synojnë të zgjerojnë dhe përmirësojnë infrastrukturën në fermat e tyre, do të mund të përfitojnë mbështetje për investime deri në 3,5 milionë Lek. Ndërsa agro-përpunuesit që merren me grumbullimin, përpunimin, magazinimin dhe shitjen e produkteve bujqësore do të mund të përfitojnë mbështetje deri në 10 milionë Lek për të rritur investimet dhe për të zgjeruar aktivitetin e tyre. Në dallim nga skemat e tjera të granteve që zbatohen në mbështetje të sektorit të bujqësisë në Shqipëri, skema e granteve e financuar nga qeveria daneze dhe gjermane parashikon procedura të shkurtra  dhe të shpejta për aplikuesit. Fermerët do të mund të aplikojnë në 6 zyrat rajonale të ngritura nga Ministria e Bujqësisë dhe projekti SARED. Çka do të thotë që aplikantët do të përfitojnë mbështetje me kosto më të ulët dhe brenda një kohe të shkurtër. Theks i veçantë në hartimin e kritereve për përfituesit e granteve është vënë edhe tek inkurajimi i nismave të grave fermere në rritjen e investimeve dhe modernizimin e fermave.

Edmond Panariti: Bashkëfinancimi gjermano-danez, do të përfitojnë 1000 fermerë në zonat e paavantazhuara

I nderuar ambasador i Danimarkës  zoti Jensen , i nderuar ambasador I Republikës gjermane zoti Hoffman, të nderuar pjesëmarrës , është një moment I veçantë për mua.  Jam I gëzuar që fillojmë zbatimin e një projekti shumë të rëndësishëm ,  të titulluar  “mbështetje për ekonominë e bujqësisë  të zonave rurale të paavantazhuara “ që është bashkë-financuar nga qeveria daneze dhe ajo gjermane . Ky është një projekt shumë I rëndësishëm që injekton një shumë prej 6.5 milionë dollarësh , në këto zona që ne përdorim termin të paavantazhuara , por që është një sinonim i termit zona të varfra , ku padyshim ekzistojnë potenciale të mëdha , por të pashfrytëzuara , për zhvillimin e bujqësisë dhe bëhet fjalë për zona që u përkasin 6 qarqeve , Qarkut të Shkodrës, të Kukësit, të Dibrës , të Elbasanit, Beratit dhe të Korçës. Natyrisht  zhvillimi I këtij projekti vjen në kohën e duhur dhe në momentin e duhur, sepse siç e dini ju, bujqësia zhvillohet në dy binarë , në atë intensive , është bujqësia e zonave të ultësirave perëndimore, ku kjo bujqësi tashmë e ka marrë rrugën e saj dhe është në përmirësim e sipër. Por është edhe një anë tjetër jo më pak e rëndësishme, për ekonominë e zonave malore dhe kodrinore . Projekti vjen në kohën e duhur për të rritur financimet për bujqësinë e këtyre zonave   Sot ky projekt  po hapet në mënyrë ceremoniale, por duke filluar që nga java që vjen, 1000 fermerë të këtyre zonave do të  jenë të gatshëm për të marrë grante,  për të marrë financime , për aktivitetet  e tyre bujqësore dhe të agro-turizmit. Dhe këtu bëhet fjalë për financime që shkojnë direkt në fermë , fermerë që dëshirojnë të aktivizojnë dhe ristrukturojnë fermën  dhe  financimi për tre degët që ne kemi menduar të financohet është  si bagëtitë  e imëta, drutë frutorë, dhe drurët arrorë , masa e financimit për këta fermerë do të jetë e konsiderueshme , duke arritur deri  në 3 .5 milionë lekë të reja  për çdo fermë.

Nga ana tjetër një konstante e vazhdueshme e mbështetjes tonë do të jetë edhe do të jetë procesi i agro-përpunimit dhe ai i marketimit . Pra të gjithë ata fermerë të këtyre zonave që dëshirojnë të jenë pjesë e procesit të agro-përpunimit , të marrin pjesë në tregje , panaire do të jenë përfitues në masën deri në 10 milion lekë për çdo subjekt. Pra këto janë grante , janë grante të cilat do të shkojnë paralelisht me asistencën teknike , do të shërbejnë si katalizator I zhvillimit të këtyre zonave .

Kjo që po them është vetëm një fillesë , pasi brenda një kohe të shkurtër ne do t’I japim këto grante , pasi edhe procedura është shumë  e shkurtër,  gjë që përbën një avantazh në krahasim në lidhje me programe më të komplikuara që operojnë në këtë fushë. Më të këtyre granteve fermerët e këtyre zonave do të fitojnë shumë të cilat edhe siç përmenda do të shkojnë paralelisht me asistencën teknike., ku padyshim Ministria do të jetë në linjë të parë për të ndihmuar.  Siç thashë ky është vetëm fillimi, shoh  këtu edhe përfaqësues të bankave , të cilat janë bashkëshoqërues të ngushtë në fushën e bujqësisë. Ne kemi nevojë të ndjeshme të kemi financime  në fushën e bujqësisë , sepse ne jemi të vetëdijshëm që kjo nuk mund të bëhet vetëm me fonde shtetërore , pra ne duhet të vëmë në lëvizje një mekanizëm për injektimin e  shumave më të mëdha , në ndihmë të fermerëve, të agropërpunesve , dhe të agrobiznesit, si do ta bëjmë këtë gjë , si do ta bëjmë këtë, do ta bëjmë nëpërmjet bankave, si do ta krijojmë partneritetin duke krijuar fonde të garancisë , që mund të jenë fonde shtetërore , por edhe fonde të donatorëve , të cilët gjenerojnë shumë më tepër  fonde të cilat vihen në dispozicion të  bankave , për të injektuar këto shuma më pas në funksion të zhvillimit të  bujqësisë në zonat kodrinore dhe malore.

Unë jam I lumtur që fillojmë me mekanizmin e dhënies së granteve , sepse duhet të lëvizë rrota, por unë mendoj se mekanizmi më I mirë është ai I kreditimit, I kreditimit me interesa të ulëta, pse jo edhe pa interesa . Natyrisht përfituesit duhet të jenë edhe të obliguar ndaj masës së financimit që u vihet në dispozicion. Unë jam I lumtur që fillojmë me grante, sepse në fillim gjenerojmë shpresën , duhet të inkurajojmë iniciativën dhe më pas ta vëmë në lëvizje me instrumente të tjera  të zhvillimit të bujqësisë. Me këtë rast falenderoj edhe njëherë në emrin tuaj , Qeverinë  e Danimarkës dhe qeverinë e Gjermanisë për këtë ndihmë reale , kundër varfërisë , në kuadër të zhvillimit të këtyre zonave , për të t’u përdorur për zhvillim, për t’u përdorur për të rritur konkurrueshmërinë , për të rritur të ardhurat që sjell bujqësia , si një motor real në rritjen e ekonomisë.