Logoja e produkteve të prodhuara në zonat malore
MBZHR-ja në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian, në kuadër të promovimit të produktit shqiptar të prodhuar në zonat malore, përzgjodhi logon, identifikuese të këtyre produkteve. Këtë konkurs e lançoi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillmit Rural, z. Niko Peleshi në prani të Ambasadores të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, znj. Romana Vllahutin. Të dyja palët vlerësuan pozitivisht iniciativën e ndërmarrë dhe shprehën besimin për një bashkëpunim sa më të frytshëm në të ardhmen duke theksuar nevojën dhe rëndësinë që kanë mjete të tilla promovuese, si rruga më e mirë për diversifikimin e ekonomisë të zonave të thella malore.
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë