Font Resize
 Elbasan, fillon kompensimi i lopëve të dëmtuara nga Dermatoza Nodulare - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 27/02/2017

Elbasan, fillon kompensimi i lopëve të dëmtuara nga Dermatoza Nodulare

Ministri Panariti në aktivitetin e zhvilluar me blegtorët që morën 80 lopët e para

Panariti: Ky është premtimi i mbajtur, një moment që e pritëm të gjithë

Ministri Panariti: Po kompensojmë blegtorët, por dhe po përmirësojmë rracat

Panariti: Edhe pas kompensimit për Dermatozën, do të instistoj për përmirësimin e rracave

Ministri i Bujqësisë: Do të ngremë në Cerrik, Stacionin e Mekanikës Bujqësore, për t’ju ardhur në ndihmë fermerëve me makineri

Kompensimi i blegtorëve, kafshët e të cilëve janë dëmtuar nga Dermatoza Nodulare, ka vazhduar sot në Qarkun e Elbasanit, pas shpërndarjes së lopëve në Dibër, Kukës dhe Has. Në këtë ceremoni e cila u zvillua në një prej zonave më të prekura në Elbasanit, pranë Cerrikut, merrte pjesë Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z. Edmond Panariti.

Për fermerët e Qarkut Elbasan, ditën e sotme u dërguan 80 lopët e para, si pjesë e sasisë së 288 të dërmtuarve nga Dermatoza në këtë qark.

“Ky është një moment mjaft i rëndësishëm për ne dhe për ju, që e kemi pritur të gjithë prej shumë kohësh”, iu tha ministri blegtorëve që ndodheshin në këtë aktivitet që që morën kafshët e tyre”. Sipas Ministrit të Bujqësisë, ky moment shënon dhe mbajtjen e një premtimi për ju dhe që për familjet tuaja është mjaft i rëndësishëm. Duke folur për lopët që po konpensoheshin, Ministri Panariti theksoi se, “u konsultuam me specialistët më të mirë për të përzgjedhur rracat, sepse veç kompensimit kokë me kokë, duke ruajtur numrin e popullatës së gjedhëve, ne kështu po përmirësojmë dhe rracat”. “të gjithë jemi koshient, që vërtet kafshët e dëmtuara nga Dermatoza, janë një pjesë e ekonomisë familjare. Por, sasia e qumështit që prodhojnë lopët që kemi zgjedhur të shpërndajmë për ju sot, kanë dyfishin e prodhimit të qumështit, krahasuar me ato që kishit. Pra, është një kompensim thuajse një kokë me dy kokë”, theksoi Panariti.

Duke këmbëmgulur në përmirësimin e rracave të bagëtive në vendin tonë, të gjedhëve, por edhe të të imtave, Ministri Panariti tha se, “edhe pas mbylljes së procesit të kompensimit në lidhje me dëmet e shkaktuara nga Dermatoza Nodulare, unë do të insistoj që të vazhdojmë të përmiësojmë rracat e gjedhëve dhe të të imtave në gjithë vendin”.

Në Qarkun e Elbasanit janë prekur nga Dermatoza Nodulare një numër i madh kafshës dhe prej tyre, rreth 288 kanë ngordhur. Pikërisht kjo sasi të dëmtuarash nisi sot të kompensohej nga Ministria e Bujqësisë.

Por, për banorët e Qarkut të Elbasanit, veçanarisht qytetet Elbasan, Cerrik, Peqin, ku sipërfaqet e tokës janë dhe më të mëdha se në zonat tjera, Ministri Panariti dha dhe një lajm të mirë. “Kam biseduar dhe me kryetarin e Bashkisë së Cerrikut dhe këto du të ngremë një Stacion të Mekanikës Bujqësore, i cili do të jetë i pajisur me makineri të shumëllojshme e mjete të motorrizuara, të cilat do t’ju shërbejnë banorëve. E them do t’ju shërbejnë, sepse jo çdokush ka mundësi të blejë një traktor apo makineri të tjera, ose dikush nuk ka interes. Por, fermerët mund të përdorin mekanikën që do të gjendet në këtë stacion, me një qira simbolike dhe mjaft të papërfillshme”, theksoi Panariti.

Në takimin e zhvilluar në Elbasan, merrnin pjesë dhe Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Znj.Monika Kryemadhi dhe deputeti socialist, Taulant Balla.