Denaj takim me donatorët : Kontributi juaj në bujqësi i një rëndësie të veçantë - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 07/03/2024

Denaj takim me donatorët : Kontributi juaj në bujqësi i një rëndësie të veçantë

Kontributi i donatorëve të huaj në sektorin e bujqësisë është i një
rëndësie të veçantë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në
takimin me Andrea Ferrero, kreu i Bashkëpunimit në Delegacionin e
Bashkimit Europian në Shqipëri, përfaqësues të tjerë të Delegacionit,
përfaqësues të Ambasadës gjermane, dhe partnerë të tjerë në Shtëpinë
e Europës.
Denaj u shpreh se në këtë takim u dakordësua intensifikimi dhe
koordinimi për të adresuar nevojat e sektorit bujqësor të Shqipërisë
dhe bashkëpunimin me partnerët europianë.
Denaj theksoi se, “kjo marrëdhënie e ngushtë do të ndihmojë në
tërheqjen e më shumë projekteve për avancimin e bujqësisë shqiptare
në procesin e integrimit në BE dhe plotësimin e nevojave për të rritur
investimet në infrastrukturë, siguri ushqimore, si dhe për të mbështetur
aksesin e fermerëve të vegjël në financë dhe rritur konkurrueshmërinë
në tregjet ndërkombëtare”.