Bledi Mile

 

Bledi Mile ka lindur më 4 prill 1981 në Fier. Me një përvojë të gjerë në fushën e drejtësisë, menaxhimit dhe zbatimit të ligjeve në sektorët publik dhe privat, prej nëntorit 2022 ai mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Rregullatore dhe Përputhshmërisë pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Më herët, Z. Mile ka shërbyer si Inspektor i Lartë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPI), ku ka udhëhequr hetimin dhe zbatimin e ligjit ndaj deklarimeve të pasurive të zyrtarëve të lartë. Gjithashtu prej një periudhe 5 vjecare, 2008- 2013, ai ka ushtruar profesionin e juristit pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, ku ka ofruar kontributin e tij në fushën e mbikëqyrjes ligjore.

Bledi Mile është diplomuar në Drejtësi, në vitin 2008 dhe zotëron një Master Shkencor po në këtë fushë. Me njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, gjatë viteve 2001–2003 ai ka ndjekur disa studime dhe kurse të avancuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e drejtësisë.