Reduktohet koha, lehtësohen procedurat dhe eleminohet burokracia për 8100 operatorë biznesi
Në kuadër të reformës së Derregullimit të shërbimeve publike nga 31 Dhjetor 2020, 28 shërbime të reja të ofruara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) dhe institucionet e varësisë do të ofrohen vetëm online nëpërmjet platformës e-Albania. Ofrimi online i këtyre shërbimeve redukton kohën që operatorëve të biznesit i duhet për të bërë aplikime të ndryshme, redukton numrin e dokumentave për aplikim dhe eliminon burokracinë në këtë proces. Nga ofrimi i këtyre shërbimeve online përfitojnë afërsisht 8100 operatorë biznesi. Reforma e Derregullimit do të vijojë të thjeshtësoje më tej aksesin e publikut në shërbimet që ofrohen nga institucionet shtetërore.
Shërbimet online nga 31 Dhjetor 2020
| Nr | Shërbimet |
| 1 | Regjistrimi i PMB |
| 2 | Ri-regjistrimi i PMB |
| 3 | Certifikate regjistrimi per produkte mjekesore veterinare |
| 4 | Autorizim për nxjerrjen e etiketave të furnizuesit dhe certifikatën e origjinës për fidanët e shartuar të kategorisë Standard |
| 5 | Autorizim për nxjerrjen e etiketave të furnizuesit dhe certifikatën e origjinës për kalemat, copat dhe fidanët e pashartuar të kategorisë standard ose të certifikuar |
| 6 | Autorizim për nxjerrjen e etiketave të furnizuesit dhe certifikatën e origjinës për materialet e shumëzimit CAC ose i certifikuar |
| 7 | Autorizim për nxjerrjen e etiketave të furnizuesit për materialet e shumëzimit për fidanët zbukurues (dekorativë) të certifikuar |
| 8 | Autorizim për raste të veçanta dhe përjashtime për certifikimin zyrtar |
| 9 | Notifikim Etikete |
| 10 | Raport analizë laboratorike për produktet ushqimore |
| 11 | Analizat laboratorike |
| 12 | Certifikatë origjine për fidanët e drurëve dekorativë |
| 13 | Certifikatë zyrtare dhe etiketim për bimët industriale vajore |
| 14 | Certifikatë zyrtare dhe etiketim për farat e drithërave |
| 15 | Certifikatë zyrtare dhe etiketim për farat e patateve |
| 16 | Certifikatë zyrtare dhe etiketim për farat e perimeve |
| 17 | Certifikatë zyrtare dhe etiketim për farat foragjere |
| 18 | Certifikatë zyrtare dhe etiketim për fidanët dekorativë |
| 19 | Certifikatë zyrtare dhe etiketim për fidanët e hardhive |
| 20 | Certifikatë zyrtare dhe etiketim për fidanët e pemëve frutore |
| 21 | Certifikatë zyrtare dhe etiketim për fidanët e perimeve |
| 22 | Regjistrimi i varieteteve në Katalogun Kombëtar |
| 23 | Rietiketim dhe riambalazhim |
| 24 | Testimi i varietetit, species ose hibridit |
| 25 | Modifikimi i dokumentit të regjistrimit te Produkteve per Mbrojtjen e Bimeve te regjistruara |
| 26 | Pajisje me numer CE per fillimin e eksportit te produkteve me origjine shtazore ne vendet anetare te BE-se |
| 27 | Certifikatë e Vlerësimit të Cilësisë së Cigareve |
| 28 | Raport Analizë për puro dhe duhan të grirë |
© Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Politikat e Privatësisë