Stendat me ushqim të hapur - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 11/06/2020

Stendat me ushqim të hapur

 

Stendat me ushqim të hapur

A ka ndonjë rrezik për konsumatorët nga ushqim i hapur?

Aktualisht ka shumë pak informacion shkencor për mbijetesën e koronavirusit të COVID-19 në sipërfaqen e ushqimit të hapur. Puna me viruse të ngjashme tregon se disa sipërfaqe ushqimore nuk e lejojnë virusin të mbijetojë fare, por disa të tjera e lejojnë atë.

Prandaj, është e rëndësishme të përdorni praktikat më të mira të higjienës rreth ushqimit të hapur (p.sh. bukë e papaketuar, ëmbëlsira, fruta, sallata në vitrinë etj.) dhe kjo do të zvogëlojë rrezikun e ndotjes së ushqimit. Njerëzit duhet të respektojnë rreptësisht praktikat e mira të higjienës personale në çdo kohë që janë rreth ushqimit të hapur.

Konsumatorët dhe operatorët e biznesit ushqimor duhet të sillen në mënyrë higjenike. Bizneset janë të detyruara të monitorojnë stendat me ushqimim të hapur për t’u siguruar që ato janë higjenike dhe të shmangin praninë e këtyre stendave pranë sporteleve të shërbimit ku klientët porosisin ose paguajnë ushqim.

#bashkëpërsigurinëushqimore