Problemet e zinxhirit furnizues - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 09/06/2020

Problemet e zinxhirit furnizues

A keni hasur probleme me gjetjen e burimit të ingredientëve të caktuar, paketimeve apo pjesëve të këmbimit të makinerive të përpunimit? Për shkak të ndërprerjeve në zinxhirin e furnizimit, ingredientë të caktuar dhe paketimet mund të jenë të kenë mangësi. Me qëllim përmirësimin, mund të merrni parasysh disa nga alternativat më poshtë:

◾të mos e përfshini ingredientin në produkt ose ta zëvëndësoni atë me një tjetër,

◾të ndryshoni paketimin,

◾të ndryshoni procesin.

Në situata të tilla, është me rëndësi të kujtoni obligimin ligjor që dikton se në treg duhet të hidhni vetëm produkte të sigurta. Çdo lloj ndryshimi në prodhim, paketim apo përpunim kërkon një ripërsëritje të plotë të sistemit të menazhimit të sigurisë ushqimore në biznesin tuaj (Praktikat e Mira të Higjenës dhe HACCP).

Nëse zinxhiri furnizues i pjesëve të këmbimit është bllokuar, bëni kujdes të mos e kompromentoni sigurinë e ushqimit, duke gjetur zgjidhje të improvizuara.

#bashkëpërsigurinëushqimore