Prezantohen dy zv. Ministrat e rinj në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 04/10/2013

Prezantohen dy zv. Ministrat e rinj në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

Sot në mjediset e Ministrisë së Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave u prezantuan dy zv ministrat e rinj, z. Alban Zusi dhe z. Jani Babi. Ministri Panariti në fjalën e tij theksoi se të dy zv. ministrat kanë njohje të mira në fushën e bujqësisë e zhvillimit rural, gjë që do të rrisë eficencën e kësaj ministrie në realizimin e objektivave të saj.
Në fjalën e tij përshëndetëse zv.Ministri Alban Zusi përmendi disa nga prioritetet e punës së tij, ku fokusi do të jetë shtimi i eksporteve për çdo prodhim bujqësor, angazhimin maksimal për përgatitjen e projekteve për të thithur cdo donacion të BE, etj.
Ndërsa z. Jani Babi u shpreh se e konsideron si përgjegjësi të madhe postin  zv. Ministrit të Bujqësisë duke premtuar një bashkëpunim të efektshëm në gjithë stafin e Ministrisë në realizimin e objektivave të saj.