Minstri Panariti priti përfaqësues të FAO-s - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 11/12/2013

Minstri Panariti priti përfaqësues të FAO-s

Minstri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti zhvilloi një takim pune me përfaqësues nga zyrat qëndrore të FAO-s. Të pranishëm ishin Z.Jehle Raimund, drejtues i Programeve per mobilizimin e burimeve dhe komunikimit ne zyrat rajonale të FAO-s për vendet e Europës dhe Azisë Qëndrore dhe z. Kvistgaard Morten drejtues i Projektit për hartimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ministri Panariti bëri një prezantim të prioriteteve kryesore që ka Ministria që ai drejton, ku vuri theksin te konsolidimi i tokës bujqësore. Ai përshëndeti faktin që Ministria e Bujqësisë ka realizuar tashmë në bashkëpunim me FAO-n strategjinë e konsolidimit të tokës bujqësore. Ministri Panariti shtoi se prioritet për  Qeverinë janë edhe zgjidhja përfundimtare e problemit të vaditjes, parandalimi i përmbytjeve në zonat kritike të Shqipërisë, përgatitja e një strategjie lidhur me zinxhirin e marketingut në të gjitha hallkat e saj, në mënyrë që prodhuesit shqiptarë të kenë akses maksimal jo vetëm në tregjet e brendshme, por dhe në tregjet jashtë Shqipërisë.
Ministri Panariti ritheksoi nevojën e hapjes së një zyre permanente të FAO-s në Shqipëri, ide për të cilën mori mbështetje në muajin tetor edhe gjatë vizitës në Rome në takimin me sekretarin e përgjithshëm të FAOs, Da Silva.
Ai kërkoi mbështetjen e FAO-s dhe për hartimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Bujqësinë dhe Zhvillimin rural 2014-2020 në frymën e integrimit Europian dhe të realitetit shqiptar.