Ministri Panariti takon në Budapest Ministrin e Jashtëm dhe Ministrin e Bujqësisë së Hungarisë - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 08/10/2013

Ministri Panariti takon në Budapest Ministrin e Jashtëm dhe Ministrin e Bujqësisë së Hungarisë

https://www.bujqesia.gov.al/files/news_files/digital_guide.pdf

Gjatë qëndrimit të tij në samitin botëror të ujit, Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe i Administrimit të Ujërave, z Edmond Panariti, u prit në selinë e Ministrisë së Jashtme të Hungarisë nga Ministri i Jashtëm hungarez z Janos Martonyi. Në këtë takim ministri i jashtëm i Hungarisë, e uroi z.Panariti për zgjedhjen e tij në postin e ministrit të Bujqësisë si dhe i garantoi mbështetjen e Hungarisë për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për në BE këtë vit.

Ministri Panariti e informoi homologun e tij Martonyi, për ritmin e reformave të ndërrmarra nga Qeveria e re e Shqipërisë dhe sidomos reformat në sistemin e Drejtësisë dhe marrjen e masave të menjëhershme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ditën e sotme, ministri Panariti u prit edhe nga ministri i Bujqësisë i Hungarisë, z . Janos Fazekas, me të cilin u diskutua për bashkëpunimin e dy vendeve në fushat e administrimit të ujit dhe të industrisë ushqimore si dhe për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re në fushën e bujqësisë. Ministri Panariti gjatë qëndrimit të tij në Budapest u takua edhe me Ministrin e Energjisë, Ujërave  dhe Punëve Publike të Kuvajtit, Abdulaziz Abdullatif al-Ibrahim me të cilin bisedoi për bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e ujërave dhe bujqësisë.