Ministri Panariti priti drejtorin e misionit të USAID në Shqipëri - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 20/11/2013

Ministri Panariti priti drejtorin e misionit të USAID në Shqipëri

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti priti sot në një takim drejtorin e misionit të USAID Albania z. Jim N. Barnhart. Në këtë takim Ministri Panariti shpjegoi sfidat me të cilat përballet sektori i bujqësisë në Shqipëri, kryesisht problem mbetet fragmentimi i tokës për shkak të ligjit 7501, që e bën të pamundur investimin për të maksimalizuar prodhimin. Gjithashtu, tjetër sfidë është dërgimi i ujit në parcelë për fermerët, që kërkon gjithashtu investime.
Ministri falenderoi USAID për projektet e tyre në Shqipëri dhe asistencën që ata japin dhe i ftoi të kontribuojnë në bujqësinë shqiptare, si një nga sektorët më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Zyrtarët e USAID e njohën Ministrin Panariti me ecueshmërinë e dy projekteve të reja në fushën e bujqësisë që zyra e këtij misioni në Shqipëri ka lançuar në shtator të këtij viti