Ministri Panariti priti delegacionin kanadez, të kryesuar nga deputeti Bev Shipley - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 09/10/2013

Ministri Panariti priti delegacionin kanadez, të kryesuar nga deputeti Bev Shipley

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimin e Ujërave, z. Edmond Panariti priti sot një delegacion kanadez, të kryesuar nga deputeti Bev Shipley, anëtar i Komisionit të Tregtisë Ndërkombëtare në parlamentin kanadez.

Ministri Panariti i bëri një prezantim z. Shipley dhe delegacionit që e shoqëronte për situatën ku ndodhet sot bujqësia shqiptare,  sfidat dhe problemet me të cilat përballet, duke theksuar se ky sektor është prioritar për qeverinë e re shqiptare. Ai shtoi se vitet e fundit është konstatuar një rritje e eksportit të prodhimeve bujqësore, krahasuar me vitet më parë, por gjithsesi sektori i bujqësisë ka nevojë për investime të mëdha duke ftuar kështu biznesmenet kanadeze të investojnë në këtë fushë.

Nga ana e tij, z. Shipley shfaqi interes në mundësitë që ofron Shqipëria për investimet e huaja në fushën e bujqësisë dhe në fushat konkrete ku mund të ndihmojë Kanadaja.

Dy bashkëbiseduesit u shprehën se bashkëpunimi mes dy vendeve në këtë sektor të rëndësishëm duhet të ngrihet dhe në nivel politik, në takime dhe marrëveshje konkrete mes Ministrive të Bujqësive të dy vendeve.