Ministri Panariti priti ambasadorin e Maqedonisë z. Karajanov: Së shpejti takim mes dy ministrave të Bujqësisë - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 26/11/2013

Ministri Panariti priti ambasadorin e Maqedonisë z. Karajanov: Së shpejti takim mes dy ministrave të Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti priti sot në takim ambasadorin e Maqedonisë në vendin tonë z. Stojan Karajanov.

Ministri Panariti u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të intensifikohet në fushën e bujqësisë. Në këtë kuadër Ministri Panariti ka pranuar me kënaqësi ftesën e Ministrit maqedonas të Bujqësisë z. Ljupcho Dimovski për të zhvilluar së afërmi një vizitë në Shkup. Ministri Panariti u shpreh se pret që gjatë kësaj vizite të hidhen hapa konkretë në bashkëpunimin mes dy vendeve me focus të vecantë sektorin bujqësor, si firmosje marreveshjesh me interes të ndërsjelltë.

Ndërkohë ambasadori Karajanov bëri një paraqitje të arritjeve të Maqedonisë në sektorin e bujqësisë dhe mënyrës se si funksionon atje skema e subvencioneve për fermerët. Ministri Panariti u shpreh se Maqedonia mund të asistojë me eksperiencën e saj në këtë fushë veçanërisht në skemën e subvencioneve për fermerët dhe përthithjen e fondeve të BE të dedikuara për bujqësinë…