Ministri Panariti priti ambasadorin danez, z. Mads Sandau-Jansen - Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Postuar më: 25/11/2013

Ministri Panariti priti ambasadorin danez, z. Mads Sandau-Jansen

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti priti sot në takim ambasadorin danez në Tiranë, z. Mads Sandau-Jansen.
Ministri Panariti e falënderoi Ambasadorin danez z. Sandau-Jansen për mbështetjen që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, e cila, siç theksoi Ministri Panariti nuk i ka munguar asnjëherë Shqipërisë. Të dy palët ranë dakord për zhvillimet pozitive që ka bërë Shqipëria gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013. Ambasadori danez përsëriti dhe njëherë mbështetjen e qeverisë daneze për dhënien e statusit kandidat në Këshillin e Ministrave të vendeve evropiane më 17-18 Dhjetor.
Ambasadori danez ftoi Ministrin Panariti për një vizitë në Danimarkë gjatë muajit dhjetor, me qëllim nënshkrimin e marrëveshjes midis Danimarkës dhe Shqipërisë për ndihmën që Danimarka do t’i japë Shqipërisë në fushën e bujqësisë, posaçërisht për zhvillimin rural.